Rama, sjellësi i Fatkeqësive
Hyrja e Edi Ramës në rangjet e larta të politikës shqiptare, saktësisht katapultimi i tij në krye të PS-së, ka qenë fatkeqësi e madhe, jo vetëm për atë, por për gjithë vendin. Ndërsa në rrafshin personal kostot e fatkeqësive që ka pasuar pas çdo humbje të zgjedhjeve ai i paguan vetë, fatkeqësitë e tjera që i ka shkaktuar vendit, me kosto sigurisht më të madhe, i paguajmë të gjithë ne, të gjithë shqiptarët. Nga ana tjetër, ndërsa fatkeqësitë e lidhura me atë vetë, pas çdo humbje zgjedhjesh kanë qenë një zgjedhje e cila i është imponuar me votë, sepse “aq di, aq bënë” si kryeopozitar, duke mos ofruara asgjë, fatkeqësitë e tjera që i ka shkaktuar vendit, kanë qenë zgjedhje dhe “oferta” të tij, e thënë pa mëdyshje, të përzgjedhur dhe vënë në zbatim nga ai vetë, me koshiencë të plotë, sigurisht në këtë rast “i imponuar” nga trashëgimia e tij gjenetike...
Si përfaqësuesi më i denjë i brezit të dytë të bllokmenëve, Edi Rama nuk kishte si të shihte veten e tij të veçuar nga “armiqësitë”, sipas të cilave pararendësit e tij gjenetikë shihnin strukturat ndërkombëtare politiko-ushtarake. Në këtë frymë edhe Edi Rama, nuk e fshehu, jo aq xhelozinë, se sa dëshirën e tij për të parë Shqipërinë jashtë NATO-s. Jo vetëm kaq, por është i njohur edhe kontributi i tij, sigurisht i dështuar, për ta lënë vendin tonë jashtë kësaj strukture euro-atlantike.
Kështu, ndërsa në ditën e marrjes së ftesës për të hyrë në NATO, Edi Rama organizonte protesta në Sheshin “Skënderbej”, në prag anëtarësimin me të drejta të plota të Shqipërisë në NATO, ai i zhvendosi protestat një vjeçare në Bulevardin kryesor, ku edhe avancoi në pakënaqësinë e tij, deri në nxitjen dhe përkrahjen e djegies solemnisht të flamurit të NATO-s. Për prej më se dy vjetësh, Shqipëria është anëtare me të drejta të plota e NATO-s. Kjo, midis të tjerave do të thotë që ky anëtarësim, ishte asgjë më shumë se një fatkeqësi për Edi Ramën, por edhe për gjithë shqiptarët, të cilëve ju ka rënë në pjesë që kryeopozitarin ta kenë në anën e kundërt të aspiratave të Shqipërisë për tu anëtarësuar në strukturat ndërkombëtare. Por kjo fatkeqësi, e thënë ndryshe dështim i radhës për Edi Ramën, nuk e ka stepur atë, për të menduar ndonjë tërheqje.
Përkundrazi, duke parë në horizont, përmbushjen e detyrimeve të qeveris shqiptare, për t’ju mundësuar shqiptarëve lëvizjen e lirë pa viza në vendet e BE-së, Edi Rama, për fatkeqësinë e atij vetë, por për më tepër për fatkeqësinë edhe të të gjithëve, nxitoi ta pengonte me çfarë të mundej këtë proces, shumë të rëndësishëm. Alibia e kutive, apo edhe greva e urisë e deputetëve, emblematikisht janë “aksionet politike” të dirigjuara nga Edi Rama, që zor se do ti rrokë ndonjë mendje politikani tjetër në të ardhmen, apo për më tepër, ti vërë në zbatim këto aksione surrogate.
Anormaliteti i këtyre ‘aksioneve politike” qëndronte, jo aq në faktin se ato mundtë ishin thjesht dhe vetëm ndonjë gjetje, në kuptimin e mirëfilltë të “aksionit politik”, por sepse ato parashihnin një qëllim dashakeqës, atë të heqjes së mundësisë së liberalizmit të vizave për shqiptarët, në tentativën për të krijuar perceptime të rrema pasigurie, që do të mund ti bënin realitet ëndrrën Edi Ramës, për mos liberalizimin e vizave. Prej më pak se një viti, shqiptarët lëvizin lirisht nëpër vendet e BE-së, pa shkaktuar frikë se ndo nja një milion prej tyre, do të pushtonin Europën.
Ndërsa, ky “kërcënim” ishtepjesë e fatkeqësisë personale të Edi Ramës, e cila korrespondon me humbjen tjetër të radhës në sytë e shqiptarëve, fatkeqësia për shqiptarët për këtë rast qëndron në faktin se ende vazhdojnë të kenë në krye të opozitës Edi Ramën, i cili për ditë e më shumë demonstron se interesimi i tij më i madh është izolimi i Shqipërisë, sikurse ka bërë me bunkerizimin e PS-së.
Ujërat rrjedhin dhe në plotësim të kushteve të Shqipërisë, të shpërblyera me “bonuse” nga BE-ja, sigurisht dhe pretendimet shtohen. Në këtë kontekst, marrja e ftesës për statusin e vendit kandidat, ndërsa dje ishte një shans i humbur, për më tepër një fatkeqësi jo e vogël për shqiptarët, sot, nesër, e në të ardhmen e afërt do të na demonstrojë, si përherë, se kjo nuk ka si të mos jetë edhe fatkeqësi për Edi Ramën.
“Ngjarjet e bulevardit” në 21 janar, apo kundërshtitë kokëforte, por pa argumente, për të mos u bërë pjesë e plotësimit të 12 kushteve të BE-së, shumë shpejt do ti kthehen në bumerang Edi Ramës, i cili në arkivin e humbjeve të tij, do të ketë mundësinë të hipotekojë edhe dështimin e tij të ardhës për tentativën e privimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve, nga e drejta e pamohueshme për tu bërë pjesë e familjes së madhe euopiane.
...