E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama skeptik per zgjidhjen e krizes politike Berisha beson ne perparimin e procesit



Dy partite e medha politike ne vend po punojne per te gjetur gjuhen e perbashket per zgjidhjen e krizes politike njevjecare. Kreu i Partise Socialiste Edi Rama deshiron qe se shpejti te arrihet nje zgjidhje pozitive megjithese kete proces e sheh me skepticizem. Ndryshe nga lideri i opozites kryeministri Sali Berisha duket se eshte mjaft optimist se ky proces do te finalizohet me nje marreveshje ku te dyja palet politike do te jene dakord. Ne baze te diskutimeve mes Rucit dhe Patozit komisioni hetimor do te drejtohet nga Partia Socialiste e cila do te kete dhe shumicen e anetareve dhe puna do te nise me hapjen e materialeve zgjedhore. PS-ja do te vazhdoje te mbaje te njejtin qendrim duke kerkuar qe fletet e votimit te mos digjen deri ne fund te punes se ketij komisioni. Por fletet e votimit mbeten pika ku dy forcat e medha politike ndahen me njera-tjetren. Partia Socialiste kerkon qe kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ti drejtohet Komisionit te Venecias ndersa nga ana tjeter maxhoranca i kerkon opozites ti drejtohet Gjykates Kushtetuese dhe kjo e fundit me pas Komisionit te Venecias.
Ngritja e komisionit per hetimin e zgjedhjeve i hap rrugen miratimit te nje sere ligjesh te rendesishme qe kerkojne shumice te cilesuar votash nga ana e PS-se si dhe fillimin e punes per reformen zgjedhore qe parashikon ndryshime ne Kodin Zgjedhor.
Opozita
Kreu i Partise Socialiste Edi Rama dje gjate bashkebisedimit me gazetaret u shpreh se negociatat per transparencen vazhdojne por gjasat nuk jane te mira. Kryesocialisti i kursyer ne fjalet e tij nuk pranoi te beje publike pikat ku kane mbetur palet. Do te deshiroja te mos flisnin per kete. Nuk ka nje konkluzion dhe nuk dua te pengojme duke bere komente dhe duke folur mbi nje proces negocimi qe vazhdon. Shume shpejt nje perfundim do te kete dhe une uroj te jete pozitiv edhe pse deri tani gjasat nuk duken fort te tilla - u shpreh Rama duke iu drejtuar gazetareve.
Edhe kreu i Ekzekutivi nuk ka dashur te beje publike asgje nga negociatat Ruci-Patozi duke preferuar qe pergjigjen tia lere perfundimit te ketij procesi. Perderisa dy te mandatuarit kryesore kane praktikuar konfidencialitetin nuk mendoj se eshte mire qe une te zbuloj apo plotesoj ndonje kuriozitet te mediave. Ajo cka mund te them eshte se ky eshte nje proces serioz qe deshiroj te ece gjithnje e me shume - u shpreh Berisha.
Tri propozimet e PS-se
Partia Socialiste qe nga data 28 korrik i ka paraqitur maxhorances tri propozime per zgjidhjen e krizes. Kreu i Grupit te socialisteve Gramoz Ruci eshte shprehur dite me pare se hetimi duhet te permbaje fletet e votimit ne te kundert kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli presidenti Bamir Topi apo Gjykata Kushtetuese ti drejtohet nje arbitri nderkombetar sic eshte Komisioni i Venecias. Ka kaluar me shume se nje vit nga zgjedhjet e 28 qershorit te vitit 2009. Ne qe nga 28 korriku i kemi paraqitur maxhorances tri propozime. Se pari miratimin e nje rezolute nga ana e Parlamentit shqiptar per mbeshtetjen e procesit te integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Europian. Se dyti angazhimin tone per zgjidhjen e krizes politike lidhur me transparencen e zgjedhjeve te qershorit 2009 si dhe hapat konkrete qe duhen hedhur ne kete drejtim. Se treti angazhimin tone politik per nje reforme te plote elektorale - ka deklaruar Ruci. Ai theksoi se nuk duhet te kete ekzekutim te fleteve te votimit. Transparenca e zgjedhjeve do te behet se bashku me fletet e votimit. Perjashtojme ekzekutimin e fleteve ndaj propozojme te vazhdojme negociatat per fletet e votimit. Ne rast se maxhoranca kundershton kryetarja e Parlamentit le ti drejtohet Komisionit te Venecias - u shpreh Ruci. Sipas Rucit PS-ja nuk do te deshironte te vazhdonte me tej me protesta pasi cdo gje mund te zgjidhet ne saje te nje vullneti te mire politik.

Funksionimi i Komisionit hetimor

Te dyja palet kane rane dakord per domosdoshmerine e ngritjes se komisionit hetimor lidhur me transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit

Drejtimin e komisionit do ta kete opozita dhe ne takimet qe do te pasojne do te gjenden modalitetet perkatese ligjore

Objekti i hetimit do te jete gjithcka qe ekziston ne kutine e materialeve zgjedhore te administruara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Te gjitha institucionet shteterore KQZ-ja apo institucione te tjera private do te jene te detyruara qe tu pergjigjen kerkesave te komisionit ne nje afat kohor brenda 7 ditesh.

Objekti i diskutimit te takimeve qe do te pasojne mes Rucit dhe Patozit do te jete gjetja e modaliteteve per trajtimin e kutive te fleteve te votimit

4 Shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›