E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi apel shteteve te OKB-se Mos e perkrahni rezoluten serbe destabilizon rajonin



Presidenti i Republikes Bamir Topi u ka derguar krereve te shteteve anetare te Organizates se Kombeve te Bashkuara nje mesazh nepermjet te cilit kerkon qe te mbeshtetet pavaresia e Kosoves dhe te mos perkrahet rezoluta serbe. Kreu i shtetit u rikujton vendeve anetare te OKB-se vendimin e Gjykates Nderkombetare te Drejtesise e cila e njohu si te ligjshme pavaresine e Kosoves. Presidenti Topi me tej ka theksuar se rezoluta serbe nuk ben gje tjeter vecse cenon mandatin e GJND-se autoritetin e OKB-se si dhe ndikon negativisht ne paqen dhe stabilitetin ne rajonin e Ballkanit. Ky mesazh u eshte derguar krereve te vendeve anetare ne OKB nga presidenti Topi ne prag te punimeve te Sesionit te 65-te te Asamblese se Pergjithshme te OKB-se.
Mesazhi
Ne faqen zyrtare te presidentit Topi ne internet behet e ditur se ne mesazh eshte nenvizuar rendesia e perkrahjes se pavaresise se Kosoves dhe domosdoshmeria e njohjes se saj nga vende te tjera si vendimi i duhur pas mendimit keshillimor qartesisht te nenvizuar te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise me 22 korrik 2010 mbi pavaresine e Kosoves qe e cilesoi Deklaraten e Pavaresise se Kosoves si te ligjshme e ne mbeshtetje te se Drejtes Nderkombetare. Nder te tjera ne mesazh eshte nenvizuar rendesia e mosperkrahjes se rezolutes se njeanshme qe Serbia do te paraqese ne punimet e ketij sesioni si nje percapje qe cenon mandatin e GJND-se dhe autoritetin e OKB-se si edhe ndikon negativisht mbi paqen e stabilitetin ne Ballkanin Perendimor dhe ne te ardhmen europiane te vete Serbise. Ky ka qene thelbi i mesazhit qe presidenti Topi u ka derguar homologeve te tij te vendeve anetare te OKB-se ku pritet qe se shpejti te diskutohet rezoluta e hartuar nga Serbia kunder njohjes se pavaresise se Kosoves.
Vizita
Nderkaq shteti shqiptar qe eshte anetar ne Asamblene e OKB-se do te perfaqesohet ne kete samit me tri figura te rendesishme. Keshtu drejt Nju Jorkut do te udhetojne se bashku presidenti Topi kryeministri Berisha dhe ministri i Puneve te Jashtme Ilir Meta. Megjithese zakonisht ne punimet e kesaj asambleje shkon ose presidenti ose kryeministri kete here protokolli i Ministrise se Jashtme ka vendosur te perfshije te dy kreret e shtetit. Arsyeja duket se eshte e forte Kosova. Diskutimi per Kosoven ne OKB eshte cilesuar aq i rendesishem nga Tirana zyrtare sa eshte perfshire ne delegacion edhe kreu i shtetit edhe kreu i qeverise. Sipas axhendes Berisha Topi e Meta do te tentojne te bejne lobing te fuqishem ne favor te Kosoves dhe njohjes se pavaresise se saj nga vendet anetare te OKB-se. Intensifikimi i perpjekjeve te pales shqiptare ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara vjen edhe pas kerkeses qe ka bere Serbia ne lidhje me pavaresine e Kosoves si dhe paraqitjes se nje rezolute nga ana e saj. Nderkaq thuhet se takimet e perfaqesuesve te larte te shtetit shqiptar ne Nju Jork gjate punimeve te Asamblese se Pergjithshme te OKB-se do te zhvillohen si me zyrtaret e vendeve qe e kane njohur Kosoven edhe me ata te cilet ende nuk e kane njohur ate. Nderkaq mendimi keshilledhenes i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise per ligjshmerine e pavaresise se Kosoves eshte njera prej pikave me te forta ku diplomacia shqiptare tashme mbeshtet qendrimin e saj qe duhet te mbahet ndaj Kosoves.

4 Shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›