Rama në njësinë 11: Votoni kundër papunësisë

Kryetari i PS-së Edi Rama ka vijuar turin elektoral në njësinë bashkiake numër 11 në Laprakë. Në takimin me banorët, Rama i ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë në 8 maj kundër varfërisë dhe papunësisë.
“Të gjithë në 8 maj të votoni për të ardhmen, kundër papunësisë dhe faturave të papërballueshme por dhe për legalizimet e banesave tuaja” theksoi Rama.
Ai gjithashtu shtoi se gjatë këtyre viteve bashkia e Tiranës ka transformuar rrënjësisht zonën e Laprakës ndërsa pas zgjedhjeve do t`u jepet mundësia njerëzve të jetojnë dhe të luftojnë varfërinë.