E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wollfarth apel qytetarëve: Votoni integritetin!

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfath i bëri thirrje qytetarëve që të mos bëhen palë me partitë politike ndërsa ka theksuar se sllogani i tij për qytetarët është “votoni integritetin”.

Duke marrë pjesë në hedhjen e shortit për nisjen e hetimit për pasurinë e zyrtarëve të lartë, ambasadori Wollfarth theksoi se zgjedhjet janë një shans shumë i mirë ku qytetarët të tregojnë se korrupsionmi është një çështje pa parti.
 

“Vetë zgjedhësit kanë mundësi që në 8 maj të mbajnë një qëndrim ku të shprehin tolerancë zero ndaj korrupsionit” theksoi Wollfarth.

Ambasadori Wollfarth gjithashtu inkurajoi qytetarët që në zgjedhjet vendore të 8 majit t`u largohen aleancave të verbra me partitë politike por të votojnë për atë kanditat që ka vullnet për një qeverisje më të mirë.

Duke iu referuar korrupsionit ambasadori Wollfarth theksoi se në Shqipëri korrupsioni mbetet prevalent dhe ekziston në shumë sektor.
 

“Qeveria nuk mund ta luftojë e vetme korrupsionin. Është e domosdoshme që shoqëria civile të bashkëpunojmë me ILDKP-në” theksoi Wollfath.
 

Ndërsa kreu i ILDKP-së Adriatik Llalla I bëri thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo rast korrupsioni në administratën publike duke u premtuar atyre se institute do të shqyrtojë çdo denoncim me qëllim vënien para drejtësië të çdo zyrtar që shkel ligjin.
 

“Sot do të keni mundësinë që vetë ju të tërhiqni fletët për 188 zyrtarë që do të kalojnë në proces kontrolli për verifikimin e pasurisë së tyre dhe për rastet e konfliktit të interesave. Natyrisht shorti nuk është e vetmja formë por krahas shortit ka forma të tjera prandaj qytetarët duhet të jenë më aktiv për të denoncuar rastet dhe abuzimet në administratën publike” shtoi Llalla.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›