Rama takim me klubine Tiranës: Investimepër të ardhmen
TIRANE- Kryetari i Bashkisë Edi Rama, ishte sot në një takim për të diskutuar me sponsorët dhe profesionistët e tjerë të Klubit të Futbollit të Tiranës, për strategjinë e zhvillimit në perspektivë të këtij klubi. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se Bashkia e Tiranes gjatë këtyre viteve ka zgjedhur të qëndrojë më shumë te pjesa e padukshme, duke funksionuar si fuqi komplementare dhe plotësuese.
Sipas kryetarit të Bashkisë duhet investuar për të ardhmen dhe për këtë arsye, kryebashkiaku u shpreh se janë vënë disa objektiva të rëndësishme, ku kryesore mbetet ndërtimi i Akademisë së Futbollit.
“Objektivat që ne kemi vënë për rolin tonë, duke respektuar dhe duke i lënë hapsirë të plotë veprimi rolit të sponsorëve, ka qenë që të kompensojmë atë që mbetet për tu bërë në lidhje me infrastrukturën sportive nëpërmjet projektesh cilësore që sjellin ndryshim të kushteve për skuadrën dhe deri tek objektivi i rëndësishëm i ndërtimit të Akandemisë së Futbollit në Tiranë.” u shpreh Rama.
Rama theksoi me tej se Tirana përgatitet të hyjë në fushën e dytë të stërvitjes, e cila do të jetë në dispozicion sapo të rrethohet me tapetin artificial dhe të ketë ndricimin e nevojshëm, si dhe janë rikonstruktuar ambjentet mbështetëse, dhomat dhe shërbimet për sportistët dhe trajnerët. Tashmë ka dhe një mjedis fizioterapie dhe një palestër profesionale në shërbim të skuadrës. Po punohet gjithashtu për mjedise të tjera me standarte të larta për Akademinë e futbollit, si dhe është në fazë të avancuar projekti i godinës së re pranë stadiumit Skënder Halili, e cila do të ketë përvec mjediseve sportive, edhe 30 dhoma fjetje për futbollistët.
(e.n/News24/BalkanWeb)