E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama takim me pensionistet

Mblodhi një grup pensionistësh për t’i thënë se kur të bëhej kryeministër do t’i begenisë.
 “Mungon respekti i shtetit, mungon begensija. Ne që ditën e parë do ju begenisim…”, vlerësoi Rama.
Në bashkëbisedimin zhvilluar në një lokal pranë Liqenit artificial, gjatë të cilit Rama i qerasi me një kafe, tha se gjithmonë do të tregojë të vërtetën, atë të vërtetë që ai gjykon si të tillë.
“Nuk i tregojmë njerëzve përralla, por do u themi të vërtetën sipas nesh se s’ka të vërtetë absolute”, deklaroi ai.
Duke folur për programin politik, Rama akuzoi qeverinë se nuk ka krijuar hapësira për punësim. Madje ai tha se tashmë është e vështirë të gjendet një hidraulik, ose nisur dhe nga eksperienca personale edhe një rrobaqepës.
 “Në 1000 km është e vështirë të gjesh një hidraulik, mos flasim pastaj për rrobaqepës se këtë e di vetë nga përmasat e mëdha”, tha ai.
Kryesocialisti tha se kur partia e tij do të vijë në pushtet do të ndërmarrë reforma në sistemin e kontributeve, në mënyrë që të rriten pensionet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›