E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama, takim “sekret” me Qazim Sejdinin

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ka realizuar nje takim flesh me kryetarin e Bashkise se Elbasanit, Qazim Sejdini. Kreu socialist ka qendruar vetem per disa minuta te zyra e kryebashkiakut te Elbasanit. Ne kete takim ka qene e pranishme edhe kryetarja e PS-se se rrethit, Luljeta Arapi. Ende nuk dihet cili ka qene qellimi i kesaj vizite. Burime brenda Bashkise se Elbasanit dhe PS-se se qytetit bene te ditur se takimi ishte thjesht privat. Me pas, Rama dhe Sejdini kane drekuar ne nje nga restorantet e njohur ne kete qytet. Gjate drekes mendohet se eshte diskutuar per situaten ne PS-ne e Elbasanit dhe ne bazen socialiste. Sic eshte e njohur nga ky rreth dolen tre firmetare te Nanos, deputetet Durim Hushi, Taulant Dedja dhe Bukurosh Stafa, te cilet me pas votuan Bamir Topin per President. Nderkohe, Qazim Sejdini njihet edhe si mik i Fatos Nanos. Nderkohe qe nuk perjashtohet mundesia e ndonje ndermjetesimi te madh brenda PS, per te qetesuar perfundimisht gjakrat qe “vlojne” per gati dy vjet ne kete parti.
F.Salliu

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›