Topi-Al Sabah: “Mbeshtesim pavaresine e Kosoves”
Kuvajti mbeshtet pavaresine e plote te Kosoves. Nje qendrim te tille e ka garantuar Kryeministri kuvajtian, Sheiku Naser Mohamed Al Ahmad Al Sabah, gjate takimit te zhvilluar dje me Presidentin e Republikes, Bamir Topi. Duke folur per statusin e ardhshem te Kosoves, si ceshtja me aktuale e rajonit, Presidenti Topi rikonfirmoi qendrimin e pandryshuar te Shqiperise ne mbeshtetje te Planit “Ahtisari”, por edhe besimin ne pavaresimin e shpejte te Kosoves si zgjidhja me e drejte qe do siguroje stabilitetin dhe te ardhmen evropiane te te gjitha vendeve te Ballkanit. Kryeministri Naser Mohamed Al Ahmad Al Sabah, duke shprehur mbeshtetjen per pavaresine e Kosoves, eshte deklaruar optimist per te ardhmen e saj. Kreu i shtetit shqiptar, Bamir Topi, pasi cmoi nivelin shume te mire te marredhenieve te hershme mes dy vendeve tona, vuri ne pah se shkembime vizitash te niveleve te larta politike jo vetem i forcojne ato edhe me tej, por ofrojne mundesi te reja edhe per rritjen e bashkepunimit ne fusha te ndryshme si ne ekonomi, energjetike, turizem etj. Kryeministri kuvajtian, pasi falenderoi shtetin shqiptar per pritjen e ngrohte dhe atmosferen vellazerore me te cilen u percoll vizita e tij zyrtare, theksoi nivelin shume te mire te marredhenieve dypaleshe, vuri ne pah gatishmerine e shtetit te tij per te rritur bashkepunimin ne te gjitha fushat dhe i percolli pershendetjet e perzemerta te Madherise se Tij, Emirit te Kuvajtit, Sabah Al-Ahmad Al-Xhaber Al-Sabah, se bashku me ftesen per te vizituar Kuvajtin, ftese qe u mireprit me kenaqesi nga Presidenti Topi. Ne takim moren pjese edhe ministri i Jashtem, Lulzim Basha dhe ai i Ekonomise dhe Energjetikes, Genc Ruli.