Mustafaj: Berisha, kujdes me te rinjte
Fatjona Mejdini
Deputeti i Partise Demokratike, Besnik Mustafaj, kerkon qe mazhoranca aktuale te jete me perzgjedhese per sa u perket hyrjeve te reja ne qeverisje. Ish-shefi i diplomacise shqiptare nuk ka munguar te percaktoje nje dizrakordance mes pergatitjes teorike te te rinjve, te cilet mund te jene te shkolluar dhe jashte vendit, dhe mundesise se paket praktike per te dhene rezultate ne administraten publike dhe aq me pak ne poste te rendesishme. Ai ka nenvizuar faktin se te rinjte qe po afrohen sot ne qeverisjen e djathte mund te kene nje shkollim shume te mire, por ata duhet te jene te pajisur edhe me eksperience per te qene drejtues te mire. Per te, karriera ne qeverisje duhet te vije ne menyre graduale, pasi nje figure politike duhet te perballoje edhe peshen dhe pergjegjesine e sektorit qe drejton. “Te rinjte mund te kene diploma dhe shkollim te mire, por nga ana tjeter duhet eksperience per te pasur nje funksion te rendesishem drejtues. Te rinjte ne qeverisje te ardhur nga KOP-i, ose jo, duhet ta perballojne shkalle-shkalle pushtetin, dhe jo te vijne menjehere”, theksoi Musatafaj ne nje prononcim per “Ora news”. Ish-ministri i Jashtem, Mustafaj, theksoi se prania e njerezve te rinj ne qeverisje eshte nje gje shume pozitive per mazhorancen dhe per vete vendin. Por, sipas tij, dhenia e pergjegjesise duhet te jete e menduar mire per te rinjte qe kane qene pjese e KOP-it ose jane afruar me pas me mazhorancen aktuale.
“Te rinjte qe jane sot ne qeverisje jane te dobishem per qeverisjen dhe per vendin, por duhet relativizuar dhenia e pergjegjesise se tyre”, theksoi Mustafaj. Sipas tij, ne cdo vend te botes, qeverisja kryhet ne baze te brezave dhe nderthurjes se shkollimit dhe eksperiences ne politike. Prej kohesh ne mazhorancen aktuale eshte vene re mosha e vogel e njerezve qe sot qeverisin dikasteret me te rendesishem te vendit. Me nje shkollim shume te mire, madje dhe jashte vendit here-here, dhe me nje moshe mesatare qe nuk i kalon te 35 vitet, duket se eshte dhe risia qe ka sjelle mazhoranca e djathte ne qeverisjen e vendit, qe per njerezit me karriere te gjate politike, mund te kthehet dhe ne nje bumerang te qeverisjes. per shkak te mungeses se eksperiences. Nderkohe qe pothuajse te gjithe themeluesit e Parise Demokratike, dhe per me teper pjesa me e madhe e atyre qe qendruan per tete vite ne opozite, duke formuar nje karriere te qarte ne parti, nuk jane sot pjese e qeverisjes se vendit dhe madje nuk jane me pjese e PD-se. Deputetet e vetem themelues ne Grupin parlamentar te PD-se, jane Sali Berisha, Prec Zogaj dhe Genc Ruli. Pjesa tjeter e deputeteve te PD-se jane kryesisht te porsaardhur ne politike dhe me nje moshe relativisht te re, cka i ka vene jo pak here perballe tehut te sulmeve te opozites, e cila e ka cilesuar si nje hallke te dobet.
Doreheqja
Deputeti i PD-se, Besnik Mustafaj, u dorehoq pak muaj me pare nga posti i tij si minister i Jashtem. I vendosur ne kete detyre prej shtatorit te vitit 2005, ai vendosi ta lere mandatin si minister ne gjysmen e tij. Ish-ministri nuk pranoi te jap komente per kete doreheqje, duke theksuar se ajo erdhi si pasoje e lodhjes qe shkaktonte kjo detyre. Mustafaj u zevendesua ne kete pozicion nga Lulzim Basha, i cili ne vitin 2005 ishte pjese e KOP-it.
Kandidimi
Ne nje interviste te dhene per “Koha Jone”, Besnik Mustafaj ka deklaruar se nuk do kandidoje per asnje nga postet brenda Partise Demokratike. Ish-shefi i diplomacise shqiptare aktualisht eshte edhe sekretar i marredhenieve nderkombetare ne PD, post i cili emerohet direkt nga kryetari i PD-se, Berisha. Ne lidhje me kete post, Mustafaj theksoi se do e lere ne vullnetin e Berishes nese do te vazhdoje ta mbaje ose jo.
Kundershtimi
Besnik Mustafaj kundershtoi pak dite me pare edhe qendrimin e Kryeministrit Berisha per burgim te perjetshem ne rastet e krimit brenda familjes. Sipas deputetit te PD-se, ashpersimi i denimit nuk eshte menyra se si zgjidhet nje plage e rende sociale si krimi brenda familjes. Mustafaj theksoi se emancipimi i shoqerise me represion nuk eshte nje zgjidhje e mire. Duke qene ne kete menyre nder te vetmit kunder kreut demokrat.