Sir Alex Ferguson: Gjyqtarët do t`i japin titullin Chelseat
Ferguson ka thënë se ndaj skuadrës së tij po bëhet komplot, pasi gjyqtarët vazhdimisht e dëmtojnë Mançester United në ndeshjet e mëdha, gjë e cila ia mundësoi Çelsit të kthehet në garën për titull. Fundjavën e ardhshme “Djajtë e Kuq” do të jenë mysafirë në “Stamford Bridge”, e ku në rast fitoreje të Çelsit do të barazohen me pikë në kreun e renditjes.
Ferguson ka thënë se skuadra e tij u dëmtua për një penallti të pastër në minutën e 87-të kur Klishi ndërhyri ndaj Majkëll Ouenit. “Çelsi tani ka gjasa të mëdha që të kthehet plotësisht në garën për titull. Të gjitha vendimet e gjyqtarëve kanë shkuar në dobi të tyre, kurse neve kurrë nuk na ndodh një përkrahje e tillë nga gjyqtarët. Të shtunën ata fituan pas dy gola të parregullt, kurse ne pësuam humbje, sepse nuk gjyqtari nuk na akordoi një penallti të pastër ndaj Ouenit" tha skocezi.
"Në ndeshjet e mëdha gjyqtarët nuk duan të shohin edhe ato skena të qarta kur jemi në pyetje ne”, ka theksuar Ferguson. I pyetur nga gazetarët për penalltinë e pastër të Arsenalit në pjesën e parë kur Vidic luajti me dorë brenda zonës, u shpreh:
“E kam parë atë rast, por ka qenë shumë e vështirë të dallohej loja me dorë nga Vidic, vetëm Van Persi ka kërkuar penallti. Ndërkaq te ndërhyrja e Klishit nuk ka asnjë dilem, të gjithë e kemi parë se ka qenë penallti dhe ai vetë ka ngritur duart nga zhgënjimi. Kjo ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për gabimet e tilla. Megjithatë, tifozët do të jenë të gatshëm për sfidën tonë kundër Çelsit”.