Qytetarët nën makthin e ndotjes akustike

Teksa sezoni i verës po vjen, ndotja shtohet edhe më, ku përveç pluhurit, shqetësim mbetet edhe ndotja akustike.
Jo rrallë ndodh që në mes të drekës, baret e ndryshme që ndodhen në katet e fundit të pallateve, lëshojnë muzikë me zë tejet të lartë, duke shkaktuar shqetësim edhe tek banorët e kateve të mësipërme.
. Përballë kësaj situate, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha i ka dërguar një letër ministrisë së Mjedisit, ku i kërkon ngritjen e një task force për mos lejimin e këtij shqetësimi të qytetarëve. Ekspertët e mjedisit gjykojnë se ngritja e një task-force për këtë qëllim është imediate. Në disa zona në kryeqytet dhe kryesisht tek “21 Dhjetori” dhe tek Zogu i zi, niveli i ndotjes shkon deri në 80 decibel, nga 35 deri në 50 decibel që është norma e lejuar evropiane.
Ndotje të lartë akustike ka edhe në disa zona të tjera ku qarkullimi i automjeteve është i lartë. Edhe ndotja e ajrit në Tiranë, që aktualisht është dy herë më e lartë se norma e përcaktuar nga Bashkimi Evropian, ka bashkuar në një grup pune, ministrinë e Shëndetësisë, Mjedisit dhe Bashkinë e Tiranës, të cilat do të fillojnë konkretisht me marrjen e masave. /Start/
2012-05-04 17:15