E Diel, 1 Nëntor 2026

Taksa mbi pagat e larta te jete 20 kurse TVSH per faturat e dritave 6

Paketa e PS-se Kodheli Te ulen taksat. Demokratet votojne kunder

Partia Socialiste ripropozon si variant zyrtar te vetin uljen e TVSH-se per mallrat kryesore ushqimore ne kuader te diskutimeve per buxhetin e vitit 2012. Kjo eshte bere me e pranishme ne fjalen e deputetes Mimi Kodheli ne seancen e djeshme plenare e cila risolli ne vemendje te Kuvendit idene e socialisteve. Paketa e opozites u rrezua me 71 vota kunder nga mazhoranca duke e quajtur thjesht nje populizem dhe asgje me shume qe nuk i vjen ne ndihme askujt dhe demton interesat e buxhetit kurse PS dha 54 vota pro.

Premise per kete parashtrim kritik ndaj draftit te qeverise ka sherbyer konstatimi i argumentuar nga PS-ja i nje krize te forte ekonomike qe ka prekur tanime vendin e qe dikton marrjen e masave konkrete dhe kundervepruese. Se pari ne Shqiperi nevoja per mallrat vaj sheqer oriz plotesohen te gjitha nga importi. Pergjysmimi i TVSH-se do te sillte nje efekt prej 18 miliarde lekesh. Ndersa tatimi me 0 TVSH i grurit miellit bukes qumeshtit dhe vezeve do te kete nje efekt ne te ardhurat buxhetore per te njejtin ze ne shumen 19 miliarde leke ka shpjeguar ajo arsyen e pare duke vene gishtin mbi nje tregues qe lidhet me strukturen e ekonomise shqiptare. Nga ana tjeter kostoja shtese per konsumatorin shqiptar vjen edhe nga cmimi i energjise elektrike me i larti ne rajon cka e con PS-ne ne idene tjeter te uljes se TVSH-se se ketij malli nga 20 ne 6. mimi i energjise elektrike ka vazhduar te rritet. Keshtu cmimi mesatar familjar i shitjes me pakice te energjise elektrike sipas Entit Rregullator te Energjise ishte 5.71 leke/kvh ne vitin 2005 dhe u be 9.3 leke/kvh ne vitin 2010. mimi i energjise elektrike per shqiptaret eshte me i larti ne rajon duke e bere kete mall nje nga me te shtrenjtet. Ne keto kushte ne e shikojme imediat nderhyrjen ne cmimin e energjise ne favor te qytetareve me uljen e TVSH nga 20 ne 6. Ulja e TVSH-se ne 6 per familjet konsumatore do te kishte efekt ne te ardhurat buxhetore jo me shume se 31 miliarde leke shpjegoi Kodheli ne nje kohe kur aktualisht ne publik eshte hedhur ideja e nje rritjeje te metejshme te cmimit te energjise elektrike. Nje adresim specifik beri deputetja socialiste edhe per ilacet per te cilat serish sugjerohet heqja e TVSH-se nje mase qe parashikohet te lehtesonte barren per qytetaret ne masen 13 miliarde leke. Duhet thene se te gjitha arsyetimet e PS-se per TVSH-ne nisen nga qasja e nje politike sociale ne ndihme te qytetareve perderisa si finale te propozimeve te veta sheh uljen e barres per ta. Heqja e TVSH-se per librin eshte nje tjeter propozim e qe merr me shume kuptim nisur nga fakti se sikunder theksoi Kodheli te detyruar nga MSA-ja qeveria ka hequr te gjitha taksat e librave qe hyjne nga importi perfshi edhe TVSH-ne. Po keshtu deputetja e PS-se ka rinenvizuar nevojen e tatimit progresiv ndaj takes se sheshte qe sipas saj diskriminon qytetaret me te ardhura te uleta dhe mesatare ku perfshihen kategori shume te rendesishme dhe ne planin elektoral si mesuesit policet mjeket infermieret etj. Sa i perket ceshtjes sesi mund te gjeje qeveria te gjithe kete kuote prej 4 miliarde lekesh qe humbasin nga ulja apo heqja e TVSH-se pergjigjja e Kodhelit ka qene kuptimplote gjejini te korrupsioni.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›