E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama takon 88 fitues të Olimpiadave Kombëtare dhe Ndërkombëtare: Jeni “yjet” e sistemit arsimor

TIRANË, 11 shtator /ATSH/ Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me nxënësit fitues të Olimpiadave Kombëtare dhe Ndërkombëtare.

Në takim ishte e pranishme edhe ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro.

Në takim morën pjesë 88 fitues të Olimpiadave Kombëtare dhe Ndërkombëtare në tetë fusha, duke nisur nga gjuhë-letërsia, matematika, informatika, biologjia etj.

Në fjalën e tij, kryeministri Rama vlerësoi nxënësit e pranishëm në takim, duke i cilësuar fituesit e olimpiadave kombëtare dhe ndërkombëtare si “yjet” e sistemit arsimor.

“Yjet janë pak se përndryshe s’do ishin yje, por për hir të së vërtetës nuk janë pak nëse i numërojmë duke marrë parasysh ata ndër ju që janë fitues olimpiadash kombëtare, por edhe olimpiadash ndërkombëtare”, u shpreh Rama.

Gjatë aktivitetit, Kryeministri u shpërndau fituesve të olimipiadave dhe çertifikata mirënjohje.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›