E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama takon Thacin ne Prizren Kalendar te perbashket vjetor per ngjarjet kulturore

Nga Vlora, kryesocialisti Edi Rama është spostuar në qytetin e Prizrenit, ku po merr pjesë në “DokuFest”, një festival kulturor ndërkombëtar kushtuar botës së filmit dhe fotografisë. “Një leksion për t’u marrë”, e cilëson Rama në postimet e tij në Facebook dhe Twitter, ku njofton se nga viti i ardhshëm ky festival do të ketë edhe mbështetjen e Qeverisë së Shqipërisë. “Një kalendar i përbashkët vjetor ngjarjesh kulturore do të jetë një nga risitë e mëdha të bashkëpunimit mes dy shteteve shqiptare”, ka deklaruar kryeministri i ardhshëm.
Gjatë qëndrimit në Prizren, Edi Rama është takuar edhe me Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe me personalitete të tjera që ndiqnin festivalin DokuFest.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›