E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS zyrtarizon kandidatet e Aleances per te Ardhmen

TIRAN - Partia Socialiste prezantoi mbremjen e djeshme kandidatet e Aleances per te Ardhmen per zgjedhjet e ardhshme vendore qe do te zhvillohen me 8 maj. Pas mbledhjes se Kryesise se Partise Socialiste ne te cilen u vendosen kandidaturat perkatese ne seline roze mberriten dhe aleatet qe propozuan emrat per kandidatet te cilet do te garojne ne zgjedhjet sipas marreveshjes se bere me kryetarin e Partise Socialiste Edi Rama.


Lista eshte bere publike nga socialistet permes anetares se Kryesise Mimi Kodheli e cila lexoi te gjithe emrat qe do te garojne nen siglen e koalicionit perballe mazhorances. Ashtu sic pritej pjesa me e madhe e krereve te bashkive te medha kane marre rikandidimin.


Ne mbledhjen e Kryesise se Partise Socialiste qe zgjati perreth 5 ore kandidatet jane miratuar sipas Zonave te Administrimit Zgjedhor. Edhe diten e djeshme te gjithe deputetet ishin te pranishem perreth Partise Socialiste ne rast se do te ishte e nevojshme marrja e mendimit te tyre ne rast se do te kishte dilema midis dy kandidateve.


Anetaret e forumit te larte socialist serish jane hasur me pengesa te ndryshme ku per shkak te konflikteve ne nje zone e kane pasur shume te veshtire te zgjedhin midis dy kandidateve. Per kete arsye deputetet dhe kryetari i Partise Socialiste jane marre direkt me kontaktimin e kandidateve qe midis tyre te gjenin nje konsensus dhe te mos krijonin qejfmbetje.


Ne listen prej 308 komunash ajo qe bie ne sy eshte mungesa e femrave. Edhe kete here partite politike shqiptare nuk kane zbatuar Kodin Zgjedhor per sa i perket perfaqesimit te femrave. Por rendesia e ketyre zgjedhjeve ka bere qe Partia Socialiste te zgjedhe kandidatet me potencial te mundshem.


Duke pasur parasysh betejen e ashper zgjedhore qe pritet te zhvillohet socialistet duket se kane preferuar qe tua besojne ate meshkujve. Nga socialistet mesohen se femrat do te jene pjese e fushates e strukturave drejtuesve dhe do tu jepen poste te larta ne njesite e qeverisjeve vendore.


Deri ne oret e vona para mesnate kandidatet e koalicionit Aleanca per te Ardhmen kane dorezuar dokumentacionet perkatese ne Komisione Zonale te Administrimit Zgjedhor.


Nga kjo liste mesohet se do te kandidojne ne Gjirokaster Flamur Bime ne Kukes Alfred Cengu ne Sarande Stefan ipa ne Pogradec Artan Shkembi ne Shkoder Genc Uruci ne Berat Fadil Nasufi ne Fier Baftjar Zeqaj ne Tirane Edi Rama ne Durres Vangjush Dako ne Korce Niko Peleshi ne Vlore Shpetim Gjika ne Elbasan Qazim Sejdini ne Lezhe Gjok Jaku ne Lushnje Fato Tushe etj.


Nga ana tjeter Partia Socialiste nuk ka nxjerre kandidat vetem ne disa komuna te qarkut Gjirokaster dhe Vlore te cilat njihen si zona me perberje minoritare. Ne komunen Aliko Dhiver Livadhja Markat Xarre Fiq Mesopotam Dropull i Poshtem Dropull i Siperm Odrie Pogon koalicioni Aleanca per te Ardhmen do te mbeshtese kandidaturat e PBDNJ-se.


Burime nga selia roze bejne te ditur se ky vendim eshte marre ne baze te marreveshjes se posacme midis Edi Rames dhe Vangjel Dules. Nderkaq ky i fundit nuk do te nxjerre kandidate ne disa zona ku mund te ndikoje ne fitoren e te majtes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›