Tahiri Po hidhen para te pista per te blere mediat

Nenkryetari i grupit parlamentar Socialist denoncoi levizjet e fundit te Sali Berishes dhe Lulzim Bashes
TIRAN - Nenkryetari i grupit parlamentar Socialist Saimir Tahiri deklaroi dje se para te pista po hidhen ne tregun mediatik per te blere median. Ne daljen e djeshme per mediat zyrtari socialist theksoi se historia e trafikimit dhe kontrabandes qeveritare te armeve nen drejtimin e Saliut Lulit te Saliut dhe miqve te tyre serbe ka shenuar keto dite nje tjeter kapitull te turpshem.
Ai nenvizoi se ngarkesa armesh shqiptare vazhdojne te dergohen ende sot qe flasim ne Libine e Gadafit per tu perdorur prej ketij te fundit kunder demonstruesve dhe popullit qe kerkon demokraci. Dhe duket se regjimi i Sali Berishes ka filluar te perdore fitimet nga korrupsioni dhe kontrabanda e armeve me Gadafin e tufen e diktatoreve te tjere anembane botes per te kercenuar e nenshtruar median shqiptare me qellimin e vetem per ti bere makijazhin mediatik per fushaten e Tiranes kandidatit me komik te mundshem - deklaroi Tahiri.
Sipas tij makineria e parave te pista te korrupsionit e kontrabandes se Saliut dhe Lulit eshte ndezur si kurre me pare per te vene diktatin duke i blere me para te pista ato media qe po rezistojne te lira e per te nenshtruar duke shkaterruar e asgjesuar nga godinat e deri ne themel ato media qe me para nuk i blen dot kurre. Te gjitha keto nenvizoi ai vetem per ti bere makijazhin elektoral vetes dhe kandidatit te radhes per bashkine e Tiranes duke shnderruar njekohesisht Shqiperine ne nje republike mafioze ku pushteti perdor parate e pista te kontrabandes per te prishur zgjedhjet.
Rasti me i fundit per te cilin jemi vene ne dijeni dhe njekohesisht rasti me flagrant eshte rasti i televizionit News24. Prej disa kohesh njerez te lidhur drejtperdrejte me pushtetin po perpiqen te blejne kete televizion me cdo cmim duke perdorur parate e pista te korrupsionit per te cilin Saliu vrau qytetare te pafajshem ne bulevard si dhe parate e pista te kontrabandes se armeve me te cilat diktatore anembane botes vrasin qytetare qe protestojne per liri e demokraci - denoncoi Saimir Tahiri.