E Diel, 1 Nëntor 2026

Femrat në polici, Burgaj: Tashmë në terren, të luftojmë mentalitetin

TIRANË- Kreu i përgjithshëm i policisë së shtetit, Hysni Burgaj siguroi femrat se do kenë mbështetje të rolit të saj në të gjitha strukturat e policisë.

Këtë deklaratë Burgaj e bëri sot në aktivitetetin e organizuar nga OSBE, Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Policisë së Shtetit, për promovimin e grave në polici dhe në veçanti, forumin e punonjëseve gra në Policinë e Shtetit.

Burgaj theksoi se me iniciativën e përfshirjes së grave në policisë ato tashmë do gjenden kudo, madje edhe në repartin e forcave RENEA, ku së fundi ka aplikuar edhe një femër.

“Numri duhet të vijë në rritje dhe organizata e policisë do marrë fizionominë që i takon. Ju ftoj të luftojmë mentalitetet e vjetra për t’iu shmangur terrenit, gra duhet të ketë në kufi, në rend, qarkullim rrugor, gjithandej”- theksoi Burgaj.

Kreu i prezencës së OSBE-së, në Tiranë, Eugen Wollfarth, gjatë fjalës së tij u shpreh se "ky forum u krijua në qershor të këtij viti, duke sjellë së bashku më shumë se 600 oficere gra. Ky forum ka për qëllim të përfaqësojë interesat e punonjëseve gra të policisë, si dhe të përmirësojë pozicionin e tyre në forcat e policisë".
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›