E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, e zë korrenti, vdes elektricisti kroat

Një shtetas kroat ka humbur jetën aksidentalisht paraditen e djeshme në qytetin e Fierit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën naftëmbajtëse, ku shtetasi Damir Qekuliç 30 vjeç, me detyrë elektricist, ka qenë duke montuar linjën prej 20 kw në momentin kur e ka kapur korrenti dhe për pasojë ka humbur edhe jetën. Mësohet se shtetasi kroat ishte duke montuar nënstacionin e tensionit të lartë tek TEC-i në momentin kur ka rënë në linjën e tensionit dhe për pasojë trupi i tij është karbonizuar. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ndërtimi i nënstacionit është bërë i mundur në sajë të një marrëveshjeje të nënshkruar mes qeverisë shqiptare dhe Bankës Botërore, me një vlerë prej 17.8. milionë eurosh. Instalimi i impiantit elektrik në Fier kushton 8 milionë euro. Impianti në fjalë do të shërbejë për përmirësimin e sistemit të transmetimit dhe furnizimit me energji elektrike të zonës së Jugut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›