E Diel, 1 Nëntor 2026

AK-ja vetëm në zgjedhje, Spahiu: PS-ja ka parti greke, stradhëtojmë kauzën

kreshnik-spahiuTiranë- Lideri i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu ka deklaruar vetëm pak minuta para përfundimit të afatit ligjor për koalicionet parazgjedhore, se partia e tij do të garojë e vetme në 23 qershor.

Kemi vendosur që AK-ja mos të garojë e vetme por të ketë aleancë me popullin shqiptar. Kjo është aleancë kuq e zi, etnike shqiptare, edhe sikur mos kemi 50 deputetë, do të kemi 15 që sdo tradhëtojnë e sdo bëjnë komopromis me portofolet ministrore e karriget politike..,-tha Spahiu.

Kjo vjen një ditë pasi zoti Spahiu vendosi 6 kushte për partitë opozitare që kërkonin bashkëpunim me AK-në, përfshi këetu edhe Partinë Socialiste, lideri i së cilës e ftoi Spahiun më 7 prill të bëhej pjesë e koalicionit opozitar me të.

Por për liderin socialist Edi Rama Kreshnik Spahiu dhe edhe një tjetër arsye përse nuk pranoi bashkimmin në një front opozitar, për të rrëzuar siç thotë ai, shtetasin Berisha.

Spahiu tha se prania e një partie greke në këtë koalicion, siç është ajo e PBDNJ-së e kryetarit Vangjel Dule, do të tradhëtonte kauzën tonë kombëtare të bashkimit të Shqipërisë,- tha lideri i kuqezinjve.

Për hir të prezencës së një partie greke ne smund të tradhëtojmë kauzën e bashkimit kombëtar, që nuk tradhëtohet

Nga ana tjetër, Spahiu la të kuptohej se pas 23 qershorit, AK-ja do të bashkohet në bashkëqeverisje me parlamentin e ri që do të krijohet.

Parlamenti i ri që do krijohet ka nevojë edhe për flamurin kombëtar e flamurin kuq e zi Bashkëunimi do vijë në datë 24 kur partia greke të mos ketë asnjë deputet në parlament.

Spahiu i bëri thirrje të gjitha forcave politike opozitare të bashkohen në një fushatë elektorale me synimin e rrëzimit të kryeministrit Berisha, pasi siç tha ai, Shqipërisë nuk i duhet një ndryshim emri, por një filizofie që do ndryshonte Shqipërinë dhe për ndëshkimin e atyre të cilëve janë lyer duart me gjak në këto 23 vite,- tha Spahiu.

Tahiri: Shqiponja Kuq e Zi e Nik Spahiut, doli një Sorrë, llogari pro Saliut

Ndërkaq, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i deputetit Saimir Tahiri në Facebook, ku e ka quajtur garimin e vetëm të AK-së në zgjedhje, “Shqiponja Kuq e Zi e Nik Spahiut, doli nje Sorre…. Kush nuk rreshtohet kunder Saliut sot, eshte (ne heshtje), pro Saliut….Dhe ne qofte se goja te nxjerr vrer kunder Saliut, llogarit po i ben pro Saliut. KAQ! (per te mos thene me shume, se ka shume per te thene)……”,- shkruan Tahiri.

Ja çfarë kërkoi dje Kreshnik Spahiu:

“Në emër të Aleancës KuqeZi dhe mbështësve të saj i drejtohem të gjitha partive politike që kërkojnë bashkëpunimin me këtë levizje që kërkesat dhe standartet që kërkojmë të rivendosim kushtëzohen nga një pakt kombëtar politik dhe historik i cili duhet të përmbaj:

1- Rikonfigurim të të gjithë mekanizmit elektoral, duke përfshirë kapacitetet njerëzore dhe ekspertët e propozuar nga Aleanca KuqeZi në të gjitha nivelet e komisioneve zgjedhore. Duke filluar nga KQV, KZAZ, grupet e numërimit dhe deri në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Kjo është e vetmja garanci për të siguruar votën e lirë dhe të barabarte e të gjithë shqiptarëve.

2- Marrëveshje politike dhe elektorale për hapjen e debatit mbi ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe kodit elektoral, nga sistem propocional rajonal në sistem kombëtar ose të korrektuar.

3- Marrëveshje politike për miratimin e një strategjie dhe platforme për heqjen e kufirit dhe doganave me dy shteteve shqiptare, Shqipëri Kosovë, si dhe heqjen e cdo barriere tjetër që pengon unifikimin kombëtar.

4- Marrëveshje politike për të standartizuar demokracinë parlamentare apo pushtetin qëndror dhe lokal nëpërmjet kufizimit të mandateve politike jo më shumë se dy mandate për çdo drejtues politik, kryeminister, kryetar partie, deputet, ministra, kryetar bashkie etj.

5- Reformë Kushtetuese në sistemim e drejtsisë duke hequr të gjitha pengesat politike për dorëzimin, kallzimin, hetimin dhe ndëshkimin e çdo zyrtari të lartë politik duke filluar nga kryeministri aktual.

6- Marrëveshje politike për ndarjen e tre pushteteve dhe pavarësinë e tyre duke filluar nga ndarja parlamentit me qeverinë ku asnjë ministër të mos jetë deputet.

“AK-ja punon për mbrojtjen e interesave kombëtare. Bashkëpunim i kushtëzuar nga parime morale dhe ligjore. Së pari duhet konfigurimi i të gjithë sistemit zgjedhor. Liderët e opozitës të ruajnë etikën e të mos dizinformojnë…Nëse nuk pranohen kërkesat dalim të vetëm në zgjedhje…”,-tha Spahiu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›