E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama takon të hënën grevistët e urisë: Ata janë heronj të demokracisë



Kreu socialist do të takojë ditën e hënë 202 grevistët e urisë të cilët për 19 ditë u ngujuan në çadrën përballë Kryeministrisë dhe kryesisë së Kuvendit. Deputetët dhe mbështetësit e tyre, pas ekzaminimeve në spitale dhe përmirësimit të shëndetit të tyre, do të jenë sërish bashkë, ndërsa kreu socialist pritet t'i transmetojë atyre efektin e madh që sakrifica e tyre pati në kanalizimin e krizës dhe në futjen e saj për zgjidhje. "I përkulem me mirënjohje këtyre njerëzve që janë shprehje e një shpirti opozitar, të palëkundur, të pathyeshëm, e një shpirti opozitar që habit shumëkënd apo që i bën disa cinikë nga ata që quhen cinikë fashist që të nxijnë faqe gazetash, duke ironizuar, duke anatemuar, duke insinuar për një grevë urie që në fakt është një shprehje e virtytshme e një politike të njerëzve me njerëzit dhe për njerëzit. E një politike që nuk buron nga rruga e luftës për pushtet, por buron nga rruga e aspiratave që nuk mund të falen, shiten, blihen. Aspirata pa të cilat nuk mund ta ndërtojmë dot Shqipërinë evropiane", u shpreh Rama në njërën nga vizitat që zhvilloi në spital tek grevistët pak ditë më parë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›