E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia nxënësve: Droga ju merr jetën



MAT - Oficerë të policisë të Matit kanë zhvilluar takime e biseda me nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme. Kryefjala e këtyre takimeve ka qenë lufta kundër drogës. Komisarët Shpëtim Bushati dhe Artur Kurti, si dhe oficerja Ela Barhani zhvilluan dje një takim me nxënësit e viteve të treta të shkollës së mesme “28 nëntori”. Kurti ka folur gjatë rreth dëmeve që shkaktojnë lëndët narkotike në shëndetin dhe jetën e përdoruesve të tyre. Ai theksoi se lëndët narkotike shkatërrojnë familjen, jetën dhe buxhetin e atyre që janë frekuentues të saj. Komisari i policisë sqaroi se narkomanët kryejnë veprime të paligjshme dhe të pakontrolluara. Zyrtari i policisë nënvizoi se roli i shoqërisë në parandalimin e drogës në shkolla është shumë i rëndësishëm. Ela Barhani njohu nxënësit me sanksionet ligjore për përdoruesit e lëndëve narkotike. h.p

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›