Rama të mos garojë për mandatin e katërt

Ish-kreu i Kuvendit, Servet Pëllumbi, u shpreh në një intervistë për “Ora News” se Edi Rama nuk duhet të kandidojë për mandatin e katërt në Bashkinë e Tiranës.
Zoti Pëllumbi, si e gjykoni debatin mbi fl etët e votimit dhe djegien e tyre?
Edhe kjo është alibi. Nuk mund të përqendrohet kjo situatë, të nxjerrësh pas Strasburgut nenin 176 pika 8. Përderisa është krijuar një problem këtu, atëherë vetvetiu KQZ nuk mund t’i djegë ato. Përderisa transparenca nuk ka përfunduar, atëherë edhe fletët nuk duhet të digjen. Problemi është që Berisha të tëra këto që i ndryshon fjalët nga një periudhë në tjetrën, i bën për të fi tuar kohë. Pra, Berisha ka nevojë për kohë.
Pse i duhet kjo kohë?
Krijoi një qeverisje shumë delikate dhe i duhej që kjo qeveri të riparonte disa nga defektet serioze të mandatit të mëparshëm, të mund të riparonte atë shkatërrim të buxhetit që bëri Berisha gjatë zgjedhjeve të 28 qershorit. Ai donte një lloj qetësie që opozita të mos merrte pjesë në këtë lloj ekuilibri. Tani i duhet kohë dhe mendon ta shtyjë këtë çështje deri afër zgjedhjeve vendore, tani do të fi llojë kampionati botëror, pastaj fi llojnë pushimet, njerëzit nuk kanë ndërmend të bëjnë mitingje, vjen shtatori dhe ikën tetori, normalisht ai shkon në gjysmë të mandatit. Mendon se do të riparojë financat. Berisha frikën s’e ka nga kutitë. Gënjejmë veten po të themi se tërë hallin e ka nga kutitë. Madje nga kutitë Berisha po fi ton, në kuptimin që po prezantohet si ai që po mban çelësat e të ardhmes së shtetit. Problemi kryesor është ekonomia dhe nëse do ta kritikosh këtë qeveri, duhet t’i futesh ekonomisë.
Kush mund të jetë kompromisi?
Të pranohet ngritja e komisionit me ato kërkesa që ka bërë opozita, të ngrihet edhe një komision tjetër që të merret me Kodin Zgjedhor për zgjedhjet e ardhshme, t’u jepen atributet përkatëse që të fi llojnë të punojnë. Pastaj hapen kutitë e materialeve zgjedhore, në përputhje me kërkesën e komisionit për të verifikuar atë material zgjedhor që i duket i dyshimtë apo që vërtetë kërkon thellim, të kërkojë edhe hapjen e kutive të fl etëve për atë pjesë, nëse gjen prova. Ato prova të shoqërohen edhe me numërimin e votave.
Përpara kemi zgjedhjet e reja lokale, sipas jush, zoti Rama, duhet të kandidojë për kryetar të Bashkisë së Tiranës?
Nuk mund ta them me saktësi se si do të ndodhë, në fakt Edi Rama si kryetar bashkie ka krijuar një përvojë të vetën, është treguar shtetar i zoti në drejtimin e bashkisë. Por kuptohet, se si kryetari partie edhe kryetar bashkie është mbingarkesë, kështu që mund të ketë të tjerë për të kandiduar. Në këtë kuptim mund të ndahen këto dy funksione.
Në mënyrë që t’i përkushtohet totalisht drejtimit të opozitës, jo të punëve të qytetit?
PS është një parti e madhe që kërkon qeverisjen e vendit. Kuptohet kërkon shumë punë, në fakt Edi Rama është një njeri që punon shumë, sakrifi kon shumë nga qetësia dhe pushimi i tij, është një njeri që gjendet gjithnjë në punë, në këtë aspekt është për t’u admiruar. Në këtë aspekt edhe Berisha njihet për punë. Të dy nga kjo anë ngjasojnë, sikur kjo punë të ishte e tëra në funksion të qeverisjes, do të kishte rezultate të mira. Por, harxhohet kohë nga përplasja e forcave.
Pra, ju po thoni që zoti Rama të mos kandidojë që t’i përkushtohet opozitës?
Në mënyrë paraprake, kjo është një çështje që u takon drejtuesve të partisë, me logjikën time, duke pasur parasysh që drejtimi i partisë ka një angazhim shumë të madh dhe që duhet të zbresë shumë më tepër në bazë, tek anëtarët e partisë, strukturat e partisë, vetvetiu do të dalë që duhet ta lërë drejtimin e bashkisë, duhet të lërë mangët diçka këtu. Në këtë aspekt, përderisa PS njerëz ka, mund të kandidojë edhe një tjetër.
#