E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis në Gjirokastër Takimet muzikore midis dy botëve

Festivali

Nis më 4 qershor në Gjirokastër festivali “Takimet Muzikore të Dy Botëve-Argjiro 2010”, i cili do të zgjasë deri më 6 qershor. Dita e parë e edicionit të katërt të tij, do të nisë me një koncert të sopranos Eva Golemi e shoqëruar nga kuarteti i harqeve të Akademisë së Arteve në Prishtinë "ARTUS". Do të vijohet ditën e dytë me një koncert të grupit polifonik “Bilbilenjtë e Progonatit” dhe më pas me Kuintetin kamertal të fizarmonikave nga Kroacia. Ditën e fundit është parashikuar të ngjitet në skenë koncert i grupit polifonik të Himarës, si dhe paraqitjen e Toni Kitanovski dhe Chekrezi Orchestra nga Maqedonia. Përgjatë tri ditëve që do të zhvillohet festivali do të mbahet edhe një konferencë mbarëshqiptare Shqipëri-Kosovë-diasporë. Gjatë këtij takimi do të flitet mbi komunikimet kulturore ndërshqiptare dhe prezantimin e kulturës shqiptare në botë, si kontribut për fillimin e një reflektimi më serioz të kësaj problematike. Janë të ftuar rreth 20 personalitete nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, si dhe përfaqësuesit e ministrive të Kulturës dhe të Punëve të Jashtme, si dhe një numër gazetarësh. Veprimtaria që do të zgjasë për tri ditë do të zhvillohet në kalanë e Gjirokastrës.

#

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›