“Rama të ndahet nga praktikat nxitëse të klientelizmit dhe konkurrencës së pandershme”
Përfaqësuesit e PD u ndalën për të marrë mendimet e tregtarëve rreth politikave fiskale në vend
“Niveli i taksave në krahasim me të kaluarën ka një ndryshim thelbësor. Aktualisht tarifa që paguaj sot është përgjysmuar në krahasim me atë që paguaja para vitit 2011”.
Kështu kanë deklaruar bizneset që tregtojnë në tregun çam. Aty ku përfaqësuesit e Partisë Demokratike u ndalën për të marrë mendimet e tregtarëve rreth politikave fiskale në vend. “Nuk është e drejtë që biznesi i vogël të jetë pa taksa dhe tatime, ndërsa ne si biznes i madh të paguajmë taksa dhe tatime me tarifa të larta. Pse duhet diskriminuar?!”, shprehen biznesmenët.
Deklaratat për bërjen zero të taksës për biznesin e vogël deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani i komenton në këtë mënyrë. “Nuk mund të ketë ndonjë vend të ekonomisë së tregut të lirë, biznese që nuk paguajnë taksa, të gjitha bizneseve të vogla, sepse ndryshe do t’i hapej rrugë konkurrencës së pandershme dhe evazionit fiskal. Pra edhe njëherë këto mbeten në kuadrin e shashkave elektorale. Realiteti është ky, që sot taksat dhe tarifat në Tiranë janë reduktuar dhe taksat janë përgjysmuar”, theksoi Bogdani.
Deputeti i PD Bogdani vuri në dukje Rama sheh me realitetin dhe optikën e tij të shtrembër dhe të errët. Pavarësisht vështirësive ekonomike dhe pavarësisht vështirësive që kanë vendet e tjera të Evropës, Shqipëria vazhdon që të qëndrojë stabël dhe vazhdon që të avancojë përpara. “Nuk mund të ketë ndonjë vend të ekonomisë së tregut të lirë biznese që nuk paguajnë taksa, të gjitha bizneset e vogla, sepse ndryshe do t’i hapej rrugë konkurrencës së pandershme dhe evazionit fiskal”, vijoi ai.
Sipas deputetit Bogdani qeveria po aplikon politika fiskale gjithnjë ne lehtësim te biznesit. “Për biznesin e madh, Qeveria ka ndërmarrë politika fiskale, duke e bërë Shqipërinë ndër vendet me taksa më të ulëta në Evropë, si taksën e sheshtë me 10 për qind, apo shumë lehtësira të tjera në procedura, deri në pagesën on-line të taksave. Dallimi për qytetarin shqiptarë dhe për biznesin shqiptarë, kam përshtypjen është shumë i qartë. Nga njëra anë që Edi Rama sheh me realitetin dhe optikën e tij të shtrembër dhe të errët. Nga ana tjetër, pavarësisht vështirësive ekonomike që kanë vendet e tjera të Evropës, Shqipëria vazhdon që të qëndrojë stabël dhe vazhdon që të avancojë përpara”, u shpreh deputeti demokrat. Takimet me tregtarët përfaqësuesit e Partisë Demokratike do t’i vazhdojnë edhe ditët në vijim në të tjera biznese në kryeqytet.