Mos na shkrini por na bashkengjisni
Nje pjese te konsiderueshme te raportit prej 80 faqesh Komisioni i Sherbimit Civil i kushton vemendje raportit qe do te kete me Gjykaten Administrative. Nje projekt qe qarkullon prej kohesh qe me krijimin e kesaj gjykate KSHC te pushoje se ekzistuari. Mendojme se KSHC duhet te qendroje perkrah Gjykates Administrative. Ne kuadrin e reformave ne fushen administrative ky institucion duhet te ruaje te njejtin pozicion ne kuptim te ndertimit institucional. Duhet te qendroje perkrah pasi KSHC nuk dublon gjykaten pavaresisht ngjashmerise qe konstatohet kur shqyrtohen ankesat thuhet ne raport. Nje arsye tjeter eshte se ky institucion ka me teper eksperience dhe kryen hetime te duhura. Si pjese e plotesimit te prioriteteve 6 dhe 7 te Opinionit te KE-se per reformat ne administrate KSHC cmon se diskutimi i projektligjit per Gjykaten Administrative dhe per sherbimin civil duhet te behet ne te njejten kohe nga Kuvendi. Kjo per faktin se do te diskutohet per kompetencat e KSHC-se.