Prokurimet publike, Avokati: Dyshime për korrupsion

Prokurimet Publike kanë hasur në një sërë problematikash përgjatë vitit 2011-të. Avokati Prokurimeve, Altin Qoshja, ka deklaruar se në këtë institucion janë depozituar rreth 491 ankesa prej operatorëve ekonomik.
Ndërkohë që sipas Avokatit të Prokurimeve ankesat qëndrojnë në shqyrtimin apo vlerësimin e ofertave të bëra gjatë të cilave mungojnë shpjegimet.
Në komisionin e ekonomisë është diskutuar gjithashtu edhe për Kodin Penal dhe më konkretisht për nenet që kanë të bëjnë me tregun e letrave me vlerë, manipulimin në bursa etj.