E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama tek Tregu am Premtimet per ulje taksash propagande boshe

Kryetari i Partisë Socialiste, kandidat për Bashkinë e Tiranës, Edi Rama, ka sulmuar kundërshtarin në zgjedhjet e 8 majit.

Gjatë turit të tij elektoral në zonën e njohur si Tregu Çam, në njësinë 10, Rama ka thënë se premtimet për ulje taksash janë thjesht propagandë boshe.

Rama tha se një familje e zakonshme kryeqytetase paguan 5 500 letë të vjetra në muaj për gjithë cfarë bëhet për të mirëmbajtur dhe ndërtuar qytetin.

“Gjithë pemët që sot janë kthyer në kurora në rrugët e kryeqytetit, i gjithë pastrimi, ndriçimi, shkolla, rrugët, janë përfshirë në këtë kontribut prej 5 500 lekë të vjetra në muaj”, sqaroi Rama.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›