Berisha PD-ja i hoqi Shkodres rrudhat qe i la diktatura komuniste
“Sot jam këtu për t’ju garantuar se 4 vitet që vijnë me Lorenc Lukën dhe me secilin prej jush, do të bëjmë për Shkodrën, shumë më tepër se 20 vitet e marra së bashku”.
Kështu u shpreh kryeministri Berisha gjatë takimit elektoral të zhvilluar në Shkodër, për prezantimin e kandidatit demokrat, Lorenc Luka.
“Shkodra, në 4 vite, do të jetë kryeqendër e Shqipërisë, vend i zhvilluar. Në 4 vite, do të jetë kryeqendra më e zhvilluar e të gjithë rajonit”, premtoi mes të tjerash kreu i qeverisë.
Sipas tij, me një dashuri të madhe për këtë qytet, ia kemi dalë realisht të ndryshojmë Shkodrën dhe se nuk kemi bërë gjë tjetër, veçse i hoqëm rrudhat e pamerituara që asaj i la diktatura komuniste.
“Së bashku këto 4 vite, do të nisim ndërtimin e Shkodrës së Shekullit të Ri; e Shkodrës së ëndrrës më të bukur të qytetarëve të saj. Ajo do të ketë by-passin dhe mbrojtjen e saj.
Gjatë mandatit që shkoi, në qytetet dhe komunat e qarkut të Shkodrës, kemi ndërtuar 448 kilometra rrugë. 4 vitet që vijnë ne do të rindërtojmë çdo rrugë dhe rrugicë të këtij qyteti e të këtij qarku, nga Fierza në Vermosh, në Hajmel, në të gjithë zonën e saj.
4 vitet që shkuan ne ndërtuam në këtë qark, 130 shkolla. 4 vitet që vijnë, do ndërtojmë çdo shkollë, në të 4 anët e këtij qarku”, premtoi më pas kreu i qeverisë për qytetin verior.