Basha Unaza e Madhe do te gjeneroje mbi 5 mije vende pune
Investimet në infrastrukturë do t’i shërbejnë hapjes së menjëhershme të mijëra vendeve të reja të punës, krahas zhvillimit të Tiranës.
Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha, bëri sot të ditur se në programin e tij parashikohet mbështetje për ndërtimin e Unazës së Madhe, e cila do të gjenerojë direkt hapjen e mbi 5 mijë vendeve të reja pune.
Sipas Bashës, në 4 vjet do të asfaltohet çdo rrugë e Tiranës, do të hapen akse të reja që tani nuk ekzistojnë, ndërsa vëmendje e veçantë do t’i kushtohet parkimeve.
“Duke përfaqësuar interesat e çdo qytetari dhe gjithë komunitetit, do bëjmë gjithçka që Unaza e Madhe të jetë një realitet i prekshëm sa më shpejt.
Si pjesë e planit tim infrastrukturor për Tiranën, do të fillojë hapja e akseve të tjera rrugore që tani nuk ekzistojnë, bazuar gjithmonë në një plan afatgjatë zhvillimi të qytetit. Brenda 4 vjetësh, të gjitha rrugët e Tiranës do të asfaltohen, do të shtrohen, duke përfshirë edhe trotuaret.
Do të ndërtohen të paktën 4 vendparkime të mëdha publike, përmes një bashkëpunimi edhe me sektorin privat. Ringritja e akseve ekzistuese rrugore dhe akseve të reja, do të bëhet duke pasur vëmendje të veçantë për vendparkimet. Çdo ndërtesë e re, çdo qendër tregtare, çdo bllok banimi, qoftë edhe një godinë e vetme, do të ketë si pjesë integrale e planifikimit dhe zbatimit, vendparkime.
Si në çdo qytet europian, do të ketë vendparkime të dedikuara për personat me aftësi të kufizuar. Përveç efekteve të drejtpërdrejta që këto investime do të japin, do të krijojnë mijëra vende të reja pune për qytetarët e qytetit tonë. Vetëm projekti i Unazës ë Madhe do të hapë mbi 5 800 vende të reja pune. Nëse ne zgjedhim të kemi të gjitha këto, duhet patjetër të lëmë mënjanë betejat politike. Ti përkushtohemi punës për qytetarin, t’i përkushtohemi projekteve tona”, tha Basha.
Në një takim që zhvilloi dje pasdite me banorë të Saukut, Basha garantoi se do të kompensohen me vlerën e tregut për çdo metër tokë që do t’i shërbejë ndërtimit të veprave publike, siç është Unaza e Madhe.
“Tokë apo truall, çfarëdo statusi që të kenë, do të vlerësohen me vlerë tregu”, tha Basha.
Krahas korpusit të Universitetit të Tiranës, kandidati për Kryetar Bashkie Lulzim Basha parashikon dhe ndërtimin e një korpusi për Universitetin Politeknik.
Kjo u bë e ditur nga Basha në bashkëbisedimin me studentë të këtij universiteti.
“Si kryetari i ardhshëm i Bashkisë, do të jem i përkushtuar 100 %, për ndërtimin e Kampusit Univesitar për Universitetin Politeknik të Tiranës. Do ta bëj këtë i bindur se fiton Universiteti Politektik, fitoni ju studentë, përfiton e gjithë hapësira qytetare, fiton Tirana”, tha Basha.
Ai ka ripërsëritur angazhimin tij për kartën e studentit, mbështetje financiare për studentët e shkëlqyer dhe ata në pamundësi ekonomike, si dhe marrjen parasysh të mendimeve të tyre por edhe pedagogëve në politikat e zhvillimit të Tiranës.