Topalli Ne krijuam nje Shqiperi qe vrapon dhe fluturon
“Sot gjendem këtu më krenare se kurrë. 5 vjet nuk janë shumë, por Shkodra ka bërë kaq shumë gjatë tyre.
Sot Shkodra është e ndriçuar, është me parqe dhe me rrugë të bukura, me një teatër që funksionon dhe me sport, ashtu siç e duam ne atë, të bukur.
Shkodra ka ndryshuar sepse ka patur një qeveri që ka punuar për të”.
Kështu u shpreh kryeparlamentarja Jozefina Topalli, gjatë takimit elektoral të zhvilluar në Shkodër, për prezantimin e kandidatit demokrat, Lorenc Luka.
“Ne krijuam një Shqipëri që vrapon dhe fluturon, me rritje të lartë ekonomike, e në të ardhmen, ne do të vazhdojmë ta bëjmë atë edhe më të bukur.
Për ne të parët janë qytetarët dhe burrat e gratë e çdo qyteti”, tha ajo.
Duke përfunduar se Lorenc Luka, ka punuar shumë në krye të Bashkisë së Shkodrës.
“Edi Rama flet për të vetmen rrugë, por në fakt, ai ka mbetur vetëm në rrugë.
Ju që e keni lënë përherë në rrugë Partinë e Punës dhe atë që nuk punon për kombin, do ta lini vetëm atë jo vetëm në Shkodër, por edhe në Tiranë”, përfundoi Topalli.