E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama, tentativë të pastër për të bllokuar reformat e integrimit me amendamentet antikushtetuese

25-02-2012 / Gazeta 55

Kryetari i Partisë Socialiste u shfaq befas në një deklaratë për shtyp dy ditë më parë, me deklarata shokuese, akuza dhe fyerje ndaj mazhorancës se po bllokonte reformën parlamentare dhe atë zgjedhore. Deklarime aq të pacipa sa nuk njohin as minimumin e ndjeshmërisë politike të një grupi parlamentar që, më 14 nëntor të vitit të kaluar, firmosi një marrëveshje të mirëfilltë politike, për çuarjen përpara të reformave, pavarësisht ndasive të theksuara që ekzistojnë mes dy kampeve.
Në sens të kundërt me atë që po bëjnë grupet e punës si për reformën parlamentare ashtu edhe për reformimin e Kodit Zgjedhor, Rama zgjodhi një moment tërësisht të papërshtatshëm për të kushtëzuar reformat edhe njëherë nga e para, krahas ‘bllokimit’ 2 javor të ligjeve me 3/5, në fillim të këtij viti.
Deklarata e tij se PD po mban peng reformën parlamentare (të kërkuar nga ngulm nga opozita dhe të gjithëpranuar nga mazhoranca për përshtatjen me rregulloren e Parlamentit Evropian), dhe atë zgjedhore, u shkas për nisjen e një kalvari të ri propozimesh nga grupi parlamentar socialist, ndaj dy çështjeve në fjalë, duke shkelë haptazi marrëveshjen e vitit të kaluar. Mbi të gjitha, amendamentet për reformën parlamentare si ajo për dekretet (votimi i mbyllur-propozimi i PS), si dhe kufizimi në kohë i fjalës së Kryeministrit dhe ministrave (një tjetër propozimi i socialistëve), bie ndesh me Kushtetutën. E thënë shkurt dhe qartë, kryesocialisti që s’njeh asnjë rezultat zgjedhor që e nxjerr atë humbës, zgjedh kushtëzimin e reformave, me kërkesën indirekte për ndryshimin e Kushtetutës.
Siç duket, ndryshimi i Kushtetutës është mundësia e vetme për Edvinin për të shkuar i qetë në zgjedhjet e 2013-ës, pasi ta ketë bërë çorbë procesin e zgjedhjes së Presidentit. Gjë që, s’ka shumë gjasa të ndodhë.
Gjithsesi, si faktor i pabesë dhe apatrid, në çdo moment mund të verë në rrezik procesin e reformave dhe t’i rriskojë forcës së tij politike, një tjetër shuplakë nga kancelaritë perëndimore. 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›