Kuvajti, histori suksesi dhe modeli që duhet të ndiqet nga vendet e post-Pranverës Arabe
51-vjetori i Ditës Kombëtare dhe 21 vjetori i Ditës së Çlirimit
Me rastin e 51 vjetorit të Ditës Kombëtare dhe 21-vjetorit të Ditës së Çlirimit të Kuvajtit, “Gazeta 55” hedh dritë mbi arritjen ekonomike dhe politike të Kuvajtit, dhe mbi mënyrën se si ky vend ka evoluar në njërin nga partnerët më të rëndësishëm tregtarë të rajonit
Kuvajti feston sot më 25 shkurt, përvjetorin e saj të 51-të të Ditës Kombëtare, ndërsa nesër, më 26 shkurt, feston 21-vjetorin e Ditës së Çlirimit. Edhe pse Kuvajti fitoi sovranitet të plotë nga protektorati britanik më 19 qershor të 1961, ajo e feston Ditën Kombëtare më 25 shkurt, për të përkujtuar HH Sheikh Abdullah Al-Salem al-Sabah, arkitektin e Kuvajtit modern. Nën udhëheqjen dhe të aftësive të tij të mpreha politike, shteti i Kuvajtit ka miratuar një kushtetutë në vitin 1962 e cila u ratifikua në vitin 1963. Kushtetuta themeloi një sistem demokratik me një organ ligjvënës si Asambleja Kombëtare, Emirin si dhe Këshillin e tij të Ministrave me kompetenca ekzekutive. Kushtetuta e Kuvajtit garanton një gamë të gjerë të lirive dhe të drejtave të njeriut, duke përfshirë lirinë e ndërgjegjes dhe fesë, liritë personale, shenjtërinë e pronës private, barazinë para ligjit, dhe të drejtën për një proces ligjor dhe mbi të gjitha, liria e plotë të shtypit. Demokracia e Kuvajtit, e cila garanton të drejtat civile dhe stabilitetin e qytetarëve, është një model që duhet ndjekur nga bota arabe, sidomos nga vendet që kaluan dhe po kalojnë stinën e Pranverës Arabe. Prandaj vlefshmëria e përvojës demokratike në Kuvajt si një model në kuadër të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit, ka për të luajtur një rol të rëndësishëm në ndërtimin dhe konsolidimin e stabilitetin në epokën post-Pranverës Arabe. Ndërtimi i shtetit të Kuvajtit, që nga pavarësia, gjysmë shekulli më parë, është bërë me themele demokratike dhe në kuadër të një sistemi kushtetues modern, dhe i ka dhënë jetë një marrëdhënieje të rregullt midis autoriteteve, për të garantuar dhe konsoliduar të drejtat e njeriut, por edhe për të krijuar një jetë të mirëfilltë parlamentare. Ekonomia e Kuvajtit u kthye në një nga më të fortat në rajon, dhe progresi i saj politik shihet si një muzë, jo vetëm për vendet e rajonit, por edhe për të gjithë botën. Falë këtij prosperiteti të gjithanshëm, Kuvajti u bë një nga themeluesit kryesor në formimin e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit, përmes të cilit të gjitha gjashtë vende anëtare - Kuvajti, Arabia Saudite, Bahreini, Omani, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ruajnë stabilitetin, sigurinë dhe progresin e rajonit. Lufta Irak-Iran në vitin 1980 dhe pushtimi irakian i Kuvajtit në vitin 1990, përbëri një kthim prapa të jetës politike, sociale dhe ekonomike për vendin, por edhe vendet e Gjirit. Zhvillimet ekonomike dhe sociale ishin shkatërruar, por Kuvajti e rimëkëmbi veten në mënyrë spektakolare. Fondi i Kuvajti për Zhvillimin Ekonomik Arab (KFAED) është aktiv në të gjithë botën arabe dhe më gjerë. Kuvajti mbështet projekte në vendet jo-arabe si dhe laike, duke dhënë si ndihmë për zhvillimin e vendeve të thera rreth 8% të GDP-së prej dhënë sa më shumë që tetë për qind në ndihmën e huaj nga e produktit vjetor bruto 59.12 miliardë dollarë. Sektori privat kuvajtian përfaqëson një model unik mes vendeve të rajonit, si rezultat i asaj që është arritur gjatë më shumë se 50 viteve. Vitet 50 dhe 60 të shekullit të kaluar janë konsideruar si periudha më e rëndësishme e sektorit privat kuvajtian. Kuvajti mori përsipër detyrën e krijimit të një grup të madh të kompanish private, duke marrë kështu rrezikun për të investuar në fusha krejtësisht të reja jo vetëm në rajon por edhe në mbarë botën. Në vitet e fundit, fokusi i sektorit privat kuvajtian ka qenë në fusha kyçe, të tilla si sigurimi i financave, të pasurive të patundshme, transporti, komunikimi, tregtia me shumicë dhe pakicë, restorante dhe hotele. Ashtu siç u klasifikua nga “World Economic Forum Rating” për vitin 2009, Kuvajti u rendit i 54 në botë dhe i pari në mesin e vendeve arabe për përdorimin e teknologjisë së re në vendin e punës dhe në shtëpi. Kuvajti ka miratuar një politikë të hapur dhe ndërlidhëse me organizata ndërkombëtare si PNUD dhe Organizata e Vendeve Arabe Eksportuese të Naftës (OAPEC). Kuvajti ishte vendi i parë arab që u bashkua me konventën e GATT në vitin 1963. Në janar të vitit 1995, ai u bashkua me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT).
Politikat “tunduese” ekonomike të implementuara nga Kuvajtit tërheqin shumë investitorë të huaj: investitorët e huaj nuk paguajnë tatime për rreth 10 vjet, ofron garanci kundër shpronësimit pa kompensim; siguron të drejtën për të riatdhesuar fitimet dhe mbron fshehtësinë e informacion të pronarit, ndëshkon zyrtarët e qeverisë që zbulojnë të dhëna të tilla ndaj personave të paautorizuar. Investitorë të rinj janë të mbrojtur kundër çdo ndryshimi të ardhshëm në ligj. Ligjet kuvajtiane u japin autorizim të huajve që të zotërojnë 100% të pronësisë mbi disa industri të caktuara, si në projekte të infrastrukturës (uji, energjia, komunikimi), zhvillimin e software-ve. Projektet që përfshijnë zbulimin e naftës dhe prodhimin e gazit nuk janë të autorizuar për investitorët e huaj dhe duhet të miratohet me një ligj të veçantë.