“Rama tha që s’ia jap dorën Berishës, se s’dua të ha një tjetër ngjalë”

Shefi i ekzekutivit zbardh prapaskenat e sjelljes së liderit të opozitës, kur është fjala për t’i dhënë publikut mesazhe baskëpunimi
Kryeministri Berisha informoi dje në Kuvend se Edi Rama kishte refuzuar t’i jepte dorën, në një kohë kur vetë eventi ishte një shtrëngim duarsh mes të pranishmëve nga bota e medias, politikës, artit apo dhe kulturës. Berisha tha se Rama ishte justifikuar nën zë për veprimin e kryer se, “s’doja të haja një copë ngjalë tjetër”.
Sipas kreu të qeverisë, lidershipi i PS vuan presionin psikologjik nga kundërshtitë alogjike të shprehura si në parlament ashtu edhe në podiumet partiake, duke refuzuar çdo formë bashkëpunimi me mazhorancën në dobi të përmirësimit të jetës së qytetarëve. “U bë 15 vjetori i Opinioni, u bë z. Gramoz. Çfarë ndodhi aty? Unë shtrëngova duart me të gjithë sa ishin aty dhe kur po shkoja drejt drejtimit ku ishte kryetari jua, vërsulet Blendi Klosi. Çfarë i thotë Blendi Klosi?! Ik se po vjen me të dhënë dorën. Dhe kryetari ia mbathi me vrap. Absolutisht po. E keni të filmuar dhe nuk shkoi nga rruga kryesore por zbriti nga parkimet. I thonë ata pse ike kështu! Ai thotë - ah pse do të haja një copë ngjalë tjetër prapë unë. Po, kështu i tha. Jua them këtë që të bëheni civilë, prandaj hiqeni këtë psikologji. Jua them këtë sepse kundërshtitë i kemi këtu, inaugurimet bashkë. Kjo është opozita”, tha Berisha.