E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama thirrje per rebelim Qeveria bie vetem me protesta

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka theksuar nga Laci dhe Rresheni se e vetmja zgjidhje per situaten aktuale te krijuar ne vend eshte largimi i qeverise me protesta dhe krijimi i nje modeli te ri qeverises. Per Ramen shteti shqiptar eshte zhytur sot ne nje krize te atille ku borxhet lahen me borxhe dhe merren borxhe te tjera edhe me te medha duke e fundosur sipas tij edhe me shume vendin drejt falimentimit te plote. Qeverite qe do te vijne do te duhen te perballen me borxhe te marra ne menyre krejt te papergjegjshme dhe do ta kene praktikisht te pamundur tu pergjigjen qytetareve ashtu sic duhet. Kjo eshte nje arsye per tu ngritur ne kembe per ta rrezuar Berishen dhe qeverine e tij nga pushteti pasi e kane cuar vendin drejt falimentimit ekonomik - tha Rama. Duke e krahasuar qeverine aktuale me nje klan kriminal kreu i selise roze tha se kabineti aktual po e perdor Shqiperine si nje prone private duke shitur e blere prona sipas interesave personale. Koncesionet dhe privatizimet ku atdheu i perbashket nxirret si placke dhe pa asnje konkurrence copat e tij u falen njerezve qe kane lidhje me njerez qe kane te bejne me oborrin qeverises nuk quhen elemente te administrimit ne nje ekonomi tregu por quhen grabitje - theksoi kryesocialisti. Per Ramen djegia e kutive te 28 qershorit do te digjte negociatat per zgjidhjen e krizes politike ne vend te krijuar pikerisht sipas tij nga e verteta e fleteve qe gjenden brenda tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›