Rama thirrje qytetarëve të shkojnë në votime
Kreu aktual i bashkisë së Tiranës dhe njëherësh edhe kandidati për këtë bashki Edi Rama ka votuar rreth orës 11:40 në njësinë bashkiake numër 7 tek shkolla “Pjetër Budi” në Tiranë.
I shoqëruar nga nëna e tij Anita Rama, bashkëshortja Linda dhe djali Gregor, kreu i opozitës është paraqitur para komisionit dhe pasi ka marrë fletët e votimit i është drejtuar dhomës së fshehtë dhe më pas I ka hedhur ato në kutitë e votimit përkatëse.
Në një prononcim për mediat, kandidati për bashkinë më të madhe në vend Edi Rama i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të mos ngurojnë por të shkojnë të votojnë.
“Të mos votosh sot është të pranosh papunësinë, të thellosh varfërinë prandaj asnjë familje që kërkon mirëqënie nuk duhe të rrijë pa votuar” theksoi Rama.
Më tej Rama ka theksuar se qytetarët duhet të besojnë tek çudia e votës prandaj duhet të shkojnë të votojnë për bërë të mundur që forca e votoës të jetë shumë e madhe.
“Flisni me votë për papunësinë. Votoni për Shqipërinë që doni, për Tiranën që meritoni. Vetëm vota juaj mund ta bëjë Tiranën në kryeqytetin që ju dëshironi. Tirana ka nevojë për votën e qytetarëve të saj” theksoi më tej Rama.