E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrin në 30 numri i të vdekurve nga sulmi kamikaz

Peshauar- Të paktën 30 persona humbën jetën sot në veriperëndim të Pakistanit dhe 65 të tjerë u plagosën nga një atentat që u krye gjatë funeralit të një lideri shiit, bënë të ditur policia dhe burimet spitalore, citon AFP. Atentati ndodhi para një xhamie shiite në Dera Ismail Khan, qytet në veriperëndim të Pakistanit ku shiitët kanë rënë shpesh pre e dhunës nga grupet talebane pakistaneze sunite.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›