Rama ua “beson” studentëve Liqenin Artificial
Rehabilitimi i Liqenit Artificial mund të bëhet përmes projektit të një studenti, ideja e të cilit do të shpallet fituese nga konkursi i ideve studentore i shpallur nga Bashkia e Tiranës.
Kryebashkiaku Edi Rama u ka bërë thirrje studentëve që buzë Liqenit Artificial të frymëzohen për të krijuar një projekt i cili do të vihet në jetë për të rehabilituar parkun. Një konkurs i cili kërkon të thithë projekt-idetë e studentëve mbi mënyrën se si do të dëshironin ata të rehabilitohej ky park.
Duke ndërthurur natyrën e qetë dhe modernen, të gjithë studentëve pjesëmarrës në konkurs u lihet në dëshirën e tyre krijimi i projektit. Konkursi i ideve studentore për rehabilitimin e parkut të Liqenit Artificial vjen nën logon “Të artikulosh sekretet e një parku dhe t’i bësh ato të dukshme”.
Sipas burimeve pranë Bashkisë së Tiranës, aktiviteti për parkun e Liqenit, si një pjesë e rëndësishme e qytetit, ka si qëllim kryesor të shpalosë strategjitë për rimëkëmbjen e tij. Por ajo që çdo student duhet të mbajë parasysh gjatë krijimit të projektit, duhet të mbështetet mbi tema kryesore në funksionin që duhet të kryejë ky park si dhe simbolikën e tij. Sipas burimeve të bashkisë,
“ky konkurs ka për qëllim prodhimin e ideve për dizenjimin e një stoli tip, një grupimi stolash si dhe elementin e ndriçimit e koshin e mbeturinave, si elementë të pandarë të mobilimit të parkut". Prezantimi i ideve lihet në dëshirën dhe preferencën e krijuesit, "ndërkohë që për vlerësimin nga ana e jurisë, materiali i dorëzuar duhet të jetë si në formën hard-copy ashtu edhe në atë dixhitale”.
Do të ketë një çmim fitues për logon e parkut dhe dy çmime për mobilimin e parkut. Fituesit kanë të drejtën e pronësisë së ideve përkatëse. Në përfundim të konkursit, do të bashkëpunohet me fituesit për përcjelljen e ideve në stadet e mëtejshme të zbatimit.
Blerta Mrishaj
Spitalet e rretheve
Godo ngre grup pune për mangësitë
Ministria e Shëndetësisë ka ngritur një grup pune, i cili do të merret drejtpërsëdrejti me mungesat e çdo spitali në çdo rreth dhe për plotësimin e nevojave të tyre. Do të përgatitet baza ligjore për mundësinë e nisjes sa më shpejt të procedurave në plotësim të kushteve në qendrat shëndetësore. Kjo është pohuar nga ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, gjatë inspektimeve të spitaleve të qytetit të Lushnjës, Beratit dhe Vlorës. Ajo ka theksuar se 5.6 për qind që është shtuar në buxhetin e qeverisë për shëndetësinë, është shtuar kryesisht në zonën që mbulon medikamentet dhe materialet e konsumit. Kjo reformë synon të rrisë autonominë e spitaleve për të administruar veten dhe për të menaxhuar fondet që qeveria u akordon për përmirësimin brenda standardeve, të gjitha qendrave në mbarë vendin. Ministrja Godo premtoi se “me reformat që Ministria e Shëndetësisë ka marrë, në gjashtëmujorin e parë të vitit 2009, do të zgjidhen të tëra këto probleme. Ministria jonë do të akordojë më shumë fonde në drejtim të spitaleve të rretheve. Kjo do të sjellë përmirësimin e shërbimit ndaj pacientit”. Ndërkohë që kërkoi gjithashtu nga drejtuesit e spitaleve të kenë kujdes pas zbatimit të skemës së sigurimeve shëndetësore në spitale, pasi nuk do të tolerojë abuzime me buxhetin.