Rama vazhdon fushatën e shpifjeve, qeveria dyfishon pensionet më 1 maj 2009

Reagon Partia Demokratike
TIRANE - Partia Demokratike reagoi dje ndaj keq përdorimit dhe dezinformimit që Edi Rama dhe mediat e kontrolluara prej tij, i bëjnë opinionit publik. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, PD-ja bëri ët ditur se mediat e kontrolluara nga Rama vazhdojnë fushatën e shpifjeve, këtë radhë për rritjen e pensioneve në vend.
“Në një nga gazetat e tij, në emër të politikës së re, shpif mirëfilltazi për rritjen e pensioneve. Deklaron se ato janë rritur vetëm 7 për qind, ndërkohë që 170 000 pensionistë në fshatrat e Shqipërisë janë plotësisht të sigurt se duke filluar nga data 1 maj 2009 do të marrin dyfishin, pra një pension dy herë më të madh se ç’kanë marrë në vitin 2005 kurse rreth 350 000 pensionistë në qytet do ta marrin 48 për qind deri në 70 për qind se ç’kanë marrë më 1 maj të vitit 2005”, bëri të ditur nëpërmjet një deklarate për shtyp PD-ja.
Sipas PD-ës, nihilizmi si tipar kryesor i politikës së Edi Ramës do të marrë më 28 qershor ndëshkimin e merituar nga zgjedhësit shqiptarë, kurse kjo mazhorancë në mandatin e dytë do të vazhdojë rritjen e madhe të pensioneve në përputhje me premtimet e saj.
L.Q