E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërndahen 1300 letërnjoftime elektronike për tre ditë

Zëvendësministri Ferdinand Poni apel qytetarëve nga Kavaja, për t’u pajisur me kartat e reja të identitetit

TIRANE - Të paktën 1300 letërnjoftime elektronike janë shpërndarë brenda 3 ditësh në qytetin e Kavajës, ndërkohë që së shpejti do të mbërrijnë dhe 2800 letërnjoftime të tjera tashmë të prodhuara.     
Zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Poni gjatë një vizite që zhvilloi dje në zyrën e gjendjes civile në qytetin e Kavajës tha se qeveria shqiptare ka ulur plotësisht çmimet e këtyre letërnjoftimeve për të gjitha kategoritë në nevojë.
Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë, dhe veçanërisht atyre që nuk kanë pasaportë, të paraqiten sa më shpejt për të aplikuar me letërnjoftimet e reja elektronike.
Zëvendësministri Poni ka kërkuar nga autoritetet vendore në Kavajë çeljen e zyrave të tjera, për lehtësuar dhe përshpejtuar procesin e shpërndarjes së kartave të reja.
Sipas burimeve nga gjendja civile, numri i aplikimeve në qytetin e Kavajës ka arritur në 4100, ndërsa ritmet ditore të këtij procesi shkojnë nga 200-250 aplikime në ditë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›