Emigrantet kthehen per investime ne Shqiperi
Emigrantët shqiptarë gjithnjë e më tepër po kthehen në vend për të investuar të ardhurat e tyre. Ofertat e punës që bizneset kanë depozituar pranë Shërbimit Kombëtar të Punësimit janë 51% më të larta se një vit më parë dhe në këtë sipas përgjegjëses së sektorit të analizës Etleva Gjelaj ka ndikuar kthimi në masë i emigrantëve, që sipas saj kanë bërë që numri i sipërmarrjeve të reja të rritet me 4.6%.
Vendin tonë e kanë gjetur tërheqës edhe të huajt, të cilët kanë ndikuar jo vetëm në hapjen e aktiviteteve të reja, por edhe në zgjerimin e atyre ekzistuese gjë që sipas specialistes vihet re në lejet e punës të dhëna për ta nga institucioni që përfaqëson, 69% e të cilave janë për herë të parë.
Kjo ka ndikuar në rritjen e nivelin e punësimit dhe redukimin e atij të papunësisë, i cili pritet të arrijë në 13%.