Mirush Kabashi: Kur Enver Hoxha na vleresoi ne plenium
Ai qe njeriu me shenjë. I ati ishte kosovar nga origjina, i ardhur në Shqipëri për një jetë ndryshe prej asaj matanë kufi rit. Ishte shkolluar tek “Harry Fultz”, dhe aty kishte marrë profesion. Por, të ishe kosovar dhe të kishe mësuar në “Harry Fultz”, ishin dy cilësi për të cilat në epokën komuniste do ishe objekt në mos persekutimi, vëzhgimi sigurisht që po. Por, veç kësaj, një njollë tjetër “nxinte” në biografi në e tij. Dajën ia kishin pushkatuar, nuk di dihej kur, ku si dhe pse, e nuk dihet as sot. Si i biri i një kosovari e nipi i një të pushkatuari nga regjimi, Mirushi në rininë e tij nuk është se shihej me sy të mirë. Kësisoj, edhe pse me shumë mund iu dha e drejta e studimit, pas disa vitesh punë e heqin nga teatri. Rikthimi i tij aty do të ishte falë fjalës së mirë të dikujt. Asokohe, regjisorët që e donin mundoheshin të arsyetonin se nuk do të binte në sy, se nuk do i jepnin role pozitive, por negative. E kështu u bë. Asnjëherë nuk pati rolin e një personazhi babaxhan, që tregonte virtytet e kohës, por ‘qe’ një njeri negativ, që populli do e mbaj mend për keq... Si i tillë ai u prezantua para publikut shqiptar. E mbajmë mend tek filmi “Koncert në vitin 36”, ku ishte ishatrak i Zogut, qesharak nga karakteri, një njeri që i merrej goja e kësisoj, situatat që krijonte ishin mjaft gazmore. Ajo që nuk dihet, është se këtë rol ia dhanë vetëm pse fi gura që do linte s’do ishte e lavdërueshme, por do të ishte një njeri i urryer, sepse nuk ishte ai njeriu i socializmit. Por, për këtë fi lm ai mori lavdërime nga vetë udhëheqësi Enver Hoxha. çuditërisht, i kishte pëlqyer, paçka njollave të biografi së. Po ashtu, fjala e tij në një plenium të kohës, shpëtoi edhe të madhin Robert Ndrenika nga internimi, sepse i vëllai sapo ishte arratisur. Të dy artistët, që ishin bërë miq jo vetëm nga profesioni, por se të dy kishin
njolla që regjimit i vrisnin sytë, u habitën dhe u lumturuan. Fjala e të madhit, e papritur, do t’i mbante akoma në art. Sot, Mirush Kabashi në një rrëfim të veçantë për “Bulevardin VIP”, na tregon episode të panjohura të jetës së tij...
Para disa ditësh ishit në Paris, me "Apologjinë e vërtetë të Sokratit". Si u pritët atje dhe çfarë ndjesish patët?
E kam të vështirë të shprehem se si u prita dhe u ndjeva atje, sepse nuk dua të bie pre e ekzagjerimit, e nuk dua. Në këtë pikëpamje, më vijnë në ndihmë përshtypjet që ambasada jonë në Paris ka përcjellë në media. Fakti që personalitetet franceze janë shprehur me fjalë të mira dhe me vlerësime, siç ju e keni botuar në gazetën tuaj, unë ndihem mirë dhe ndihem i mirëpritur. Publiku i sallës, i cili ishte i përzgjedhur në rang personalitetesh arti, shqiptarë me banim në Paris apo artistë francezë, e kanë vlerësuar shfaqjen, ashtu sikundër edhe trupi diplomatik i akredituar atje nga disa vende të botës. Kjo ishte e papritur për mua. Jo se këto vlerësime nuk i kam marrë në Kiev, Beograd apo Kajro, por sepse Parisi mbetet Paris dhe është një qytet me mbi 300 teatro. "La Palace", ku unë interpretova, është një prej më të rëndësishmëve, sepse veç publikut që e ndjek, ka edhe histori. Kjo ishte një kënaqësi jo vetëm vetjake.
Jeni vlerësuar nga shumë personalitete të artit francez. çfarë i jep ky sukses teatrit shqiptar, shqipfolës dhe artit tonë skenik?
Ne jemi në një periudhë që kemi nevojë të afirmohemi. Kur e them këtë, nënkuptoj jo se kemi nevojë të afirmohemi në pikëpamje individuale, por duhet të integrohemi. Ne mund të integrohemi përmes afirmimit në fusha të ndryshme të jetës apo shoqërisë sonë. Po i referohem fjalës së zonjës Brikena çabej, e bija e një personaliteti të kulturës sonë, gjuhëtarit të njohur çabej, e cila pas shfaqjes së Parisit, tha se nuk ka fushë më dinjitoze ku ne mund të tregojmë se kemi vlera se sa arti. E në këtë drejtim, ne kemi korifenj të mëdhenj, siç është Kadareja në fillim, e më pas emra të shumtë shkrimtarësh e artistësh, që janë ambasadorë të emrit të mirë të Shqipërisë. Këta, me cilësinë e punës dhe me suksesin që kanë shënuar, i kanë dhënë shkëlqim emrit të tokës mëmë. Ky qe një rast i veçantë, sepse nuk ishte një artist shqiptar që është inkuadruar në kulturën franceze e bën pjesë në të, por ishte një art që shkonte nga Tirana në Paris, shkoi një pjesë teatrore shqiptare, e folur shqip dhe një pjesë e njohur e skenës. Komplimentet nuk i marr unë, por arti ynë.
Veç këtij, publiku iu mban mend edhe tek role të tjera, të cilat i ka mjaft për zemër, siç është ai tek filmi "Koncert në vitin 1936". Si e mbani mend dhe çfarë iu kujton ky film?
Më kujton shumë gjëra. Iu dëgjova me kërshëri, sepse ky film ka shumë prapaskena. E them këtë, sepse kam pasur disa peripeci të karakterit politik, të cilat nuk i kam pasur vetëm unë, por edhe shumë të tjerë. Kanë qenë shumë në "modë". Kisha disa probleme me regjimin, sepse një dajë i imi kishte bërë disa vite burg e një tjetër ishte pushkatuar pa gjyq, dhe eshtrat e tij s'e di as sot se ku janë. Veç kësaj, im atë ishte kosovar nga origjina dhe ishte shkolluar tek "Harry Fultz". Pati kaluar disa vite nëpër gjyqe, por shpëtoi pa burg. Të gjitha këto ndikuan në jetën time si artist. Pasi mbarova shkollën dhe më caktuan në punë në Teatrin e Durrësit, më hoqën prej aty për shkak të peripecive që thashë më lart dhe punova në prodhim. Më pas, falë fjalës së mirë të një njeriu të pushtetshëm në Durrës që më kishte parë në interpretim, u ktheva në teatër pas tri vitesh. Megjithatë, e kisha të vështirë të kisha role. Ja di për nder Viktor Gjikës që u mundua të më angazhonte, edhe pse s'ia doli. Ka qenë këmbëngulja e Ylli Pepos dhe Saimir Kumbaros ajo që më bëri aktor në filma, edhe pse kisha 'njolla' në biografi. Ndërhyrja e tyre bëri që të merrja pjesë në filmat "Emblema e dikurshme" dhe "Koncert në vitin 1936", që u xhiruan në vitin 1978.
Si u bë e mundur marrja e këtij roli, kur Gjikës i kishin thënë që ju ishit një njeri me "probleme" politike?
Dy regjisorët e mbrojtën emrin tim para atyre që vendosnin nëse do interpretoja, me arsyetimin se rolet që do të kisha nuk ishin role pozitive. Kësisoj, unë nuk është se do bija në sy për mirë para shikuesit që do i shihte filmat. Përkundrazi, do të mbahesha mend si një njeri që ishte kundër rrymës dhe nuk do më pëlqenin. Sërish, duke mbështetur idenë e tyre, kishin thënë se meqë rolet do ishin të këtij kalibri, nuk është se duhej ndonjë aktor që i përmbushte kërkesat për të interpretuar. Këto ishin 'kinezërira', po që në atë kohë edhe ecnin, siç koha e tregoi se funksionuan. Kjo formulë bëri që të jepej "OK-i", sigurisht falë këmbënguljes së Pepos dhe Kumbaros. "Koncert në vitin 1936" është xhiruar akoma pa dalë në publik filmi "Emblema e dikurshme". Në fakt, role pozitive nuk më dhanë asnjëherë, sepse unë kisha një hije që më shoqëronte nga mbrapa ngado që shkoja.
Teksa punonit për këto role, direkt mbas kthimit nga puna jashtë artit, si ndiheshit?
Kisha shumë përgjegjësi. Ishin shanset që më jepeshin kur sapo kisha lënë punën në prodhim dhe nuk mund të dështoja. Kisha shumë dëshirë të kontribuoja, dhe doja që ta bëja punën maksimalisht mirë; mbase doja që të shkonte çdo gjë mirë, më shumë se kolegët, sepse unë kisha probleme të tjera. Bashkë me mua interpretonin edhe Robert Ndrenika, Birçe Hasko, Bep Shiroka, Roland Trebicka etj. Rolin e xhandarit të Zogut tek "Koncert në vitin '36", siç më ka thënë Saimir Kumbaro, e kishin refuzuar disa aktorë të tjerë, sepse nuk iu dukej interesant. Vendosa që përveç asaj që e karakterizonte, t'i fusja edhe një element tjetër qesharak, siç është gagaçllëku. Këtë e kisha përdorur edhe në një pjesë teatrore që titullohej "Kartela e verdhë". Tashmë e kisha të përvetësuar nga ana aktoriale dhe më dukej se i shkonte, jo për ta bërë të veçantë; i shkonte karakterit satirik që ka filmi në përgjithësi. Pasi e diskutuam me Saimirin, ramë dakord, edhe pse me rezerva, sepse mendonim se mos kalohej masa dhe bëhej i ekzagjeruar. Por, nga prova në provë, nga skena në skenë, u pa që i shkonte. Nëse Robert Ndrenika kishte vrasësen e mizave, apo Gjon Karma kishte tespitë, unë isha gagaç. Secili nga ne kishte një karakteristikë të veçantë, që e bënte filmin të ishte satirik. Qe një gjetje që i shkonte për shtat idesë së filmit dhe rolit që kisha unë. Më pas gjetëm edhe fjalë të tjera që i shkonin gagaçit.
Si u prit ky film nga udhëheqja dhe a u hoq ndonjë episod?
Ka pasur episode që janë hequr kur filmi u pa nga sytë kritikë. Na erdhi shumë keq që e hoqën, por nuk kishim ç'të bënim. Ishte një moment që unë do thosha: një komunist nga Korça...Nuk e deshën. Megjithatë, doli mirë. Përveç meje, që u tha që kisha probleme me biografinë, edhe Robert Ndrenika nuk ishte në një pozicion të mirë. Kishte një "fatkeqësi" për kohën. I vëllai sapo ishte arratisur dhe nuk e kishin me sy të mirë. Madje, çdo gjë ishte bërë gati që të hiqej edhe nga teatri, do të zëvendësohej. E për më tepër, në një rol e kishin zëvendësuar. Po kalonte një moment mjaft të vështirë në jetën e tij, sepse të ishe në atë pozicion, do të thoshte se jeta jote do të ndryshonte përgjithmonë dhe se sa keq mund të shkonte, kjo nuk dihej. Ai ishte pothuaj në depresion, edhe pse ishte një aktor, përmasat e të cilit ne i dimë të gjithë. Ndaj, të dy ne ishim si në gjemba. Në fakt, përveçse ishim kolegë dhe kishim bashkëpunuar disa herë, ka qenë pikërisht ky episod ai që na ka bashkuar akoma më tepër. Më duhet të them se gjatë xhirimit ka pasur mjaft momente gazmore mes kolegësh, ashtu siç ndodhte zakonisht në xhirime filmash.
Në një farë mënyre, ju ishit bashkëvuajtës në "burgjet pa tela" të komunizmit...
U prit mirë, me gjithë ato momentet që u hoqën. Po ajo që na ndihmoi si mua, ashtu edhe Robertin, ishte diçka tjetër. Diçka që ne nuk e prisnim kurrë, dhe as që do të na shkonte mendja, as në ëndrrat më largpamëse, se mund të ndodhte. Në një plenium që u mbajt asokohe në Tiranë, teksa flitej për artin dhe filmin, fjalën e kishte marrë i 'pari' i vendit. Ndër të tjera, ishte folur për filmat dhe aktorët. E ai, Enver Hoxha, nuk e di për ç'arsye e s'do ta mësoj kurrë, mbasi kishte vlerësuar aktorë me emër si Sandër Prosi, Kadri Roshi, Ndrek Luca, etj, kishte thënë se kjo traditë e artit të mirë duhet vazhduar akoma më tej. Atëherë sapo qenë shfaqur filmat "Emblema e dikurshme" dhe "Koncert në vitin 1936", dhe si duket i kishim rënë në sy unë dhe Roberti. Pasi e kishte vlerësuar Robert Ndrenikën si aktor të mirë, nuk kishte lënë pa përmendur edhe faktin që i vëllai ishte arratisur. Megjithatë, ishte shprehur: "ai është aktor i mirë dhe e ka trungun e familje të mirë, sepse unë e kam parë me vëmendje. E meqë është aktor i mirë dhe nga një trung i mirë, fakti që një degë na doli e kalbur, s'do të thotë gjë, sepse ai ka vlera si artist dhe ka një trung që nuk duhet hedhur poshtë". Kështu kishte deklaruar në plenium Enver Hoxha. Pas tij, kishte thënë se në filmin e "Koncertit" është edhe njëri që i meket goja, që ka interpretuar mirë dhe më pëlqen. Ishte interesuar nëse isha gagaç vërtet dhe i kishin thënë që jo. Ndërsa tek "Emblema" isha gjeometër, që luaja një pjesë të shkruar në mënyrë gjeniale nga Ismail Kadare, i cili përmes këtij libri kishte parashikuar edhe ndryshimin e sistemit. Dhe, në atë plenium udhëheqësi më kishte vlerësuar. Kaq u desh që të binin disa barriera ndaj meje, qoftë në role figurantësh, qoftë në të tjera. Pas kësaj m'u dha mundësia që të prezantoja edhe programet e Vitit të Ri. Tashmë shkoja lirshëm për të marrë pjesë nëpër filma.
Si e pritët këtë të papritur?
Unë isha në Durrës dhe më thanë ç'kishte ndodhur. Fillimisht u trembëm, se dinim vetëm që na kishte përmendur, por jo për mirë a për keq. Pastaj shkova të takoja Robert Ndrenikën, dhe e gjej të ulur e të përhumbur. Po pinte një cigare dhe ishte i hutuar. E pyes në e kishte marrë vesh se ç'kishte ndodhur, sepse për ne fjala e tij nuk para kishte rëndësi, por në këtë rast, donte të thoshte se ne ishim të lirë. Ai më shihte në sy, krejt i përhumbur e më thotë: "Kam dy ditë që nuk vë gjumë në sy, as unë, dhe as ime shoqe". Ai akoma nuk kishte arritur të kuptonte se ky ishte një çlirim për të dy ne. Për të, si për mua, ishin marrë masa konkrete. Nëse mua më kishin çuar të punoja në prodhim, atij ia kishin bërë gati dokumentet që ta hiqnin. Ndaj, për ne ishte çlirim. Atë film e mbaj mend edhe për një arsye tjetër. Jo vetëm që është filmi më i mirë që ka xhiruar Saimir Kumbaro, por edhe sepse ka shumë vlera, delikatesa. Kudo që është shfaqur në botë, ka qenë një ndër filmat që ka nderuar kinematografinë shqiptare.
Po sa i takon filmit "Edhe kështu, edhe ashtu"?
Ai është një film i lehtë, që s'para më pëlqen të flas për të. është më tepër skenik se sa kinematografik. Edhe aty unë kam interpretuar me Ndrenikën. Madje, ka pasur raste që kam marrë pjesë në një film vetëm sepse aty ishte edhe Roberti. Gjithsesi, filmat humoristikë janë të rëndësishëm. E thonë çdo gjë me një mënyrë të veçantë, e herë-herë më bukur se sa drejtpërdrejtë. I tillë është edhe filmi "Zëvendësi i grave", që është një film me karakter humoristik. Ky është më shumë brenda kuadrit të kinematografisë. Më pëlqente shumë edhe kino-opereta "Karnavalet", që ishte jashtëzakonisht premtuese dhe komunikon mirë me publikun.
Dy vajzat tuaja nuk e kanë ndjekur rrugën e artit. Keni qenë ju që nuk keni ushqyer te ato këtë profesion, apo ishte zgjedhja e tyre?
Nuk mund të them se nuk ua kam ushqyer. Do ishte turp po ta bëja një gjë të tillë. Vajza ime e madhe, që është në Itali, ka fituar çmimin e parë në "Rinfest" para disa vitesh dhe me sa kam vënë re unë, ka pasur shumë të dhëna për aktore, ishte premtuese dhe me talent. Unë nuk kam punuar me të si me një aktore, por kishte cilësi aktoreske për t'u admiruar. Por, zgjedhja ka qenë e saj. Në fakt, është e vështirë, sepse ka shumë aktorë të rinj që janë të papunë.
(Intervista eshte botuar me 27 prill ne Gazeta Shqiptare)