Pitbulli mashkull refuzon të braktisë mikeshën e tij të ngordhur (VIDEO)

Qeni mashkull nuk largohe edhe pse mikesha e tij ka ngordhur
Një foto e postuar në Facebook ka shkaktuar një gjullurdi sidomos nga të dashuruarit pas kafshëve. Në foto tregohen dy qen, një prej të cilëve është i ngordhur. Miku i tij i qëndron tek koka dhe refuzon të largohet.
Pitbulli femër ishte goditur nga një makinë. Një biznes aty pranë i ka dërguar ushqim dhe ujë qenit që vazhdonte të qëndronte pranë mikeshës së tij të ngordhur.
http://www.youtube.com/watch?v=xWAD5qnV0gI
Fotoja ka bërë xhiro në rrjetin social pasi është shpërndarë nga mbi 200 persona. Vetëm pas 14 orësh qeni është marrë nga shërbimi mjekësore për kafshët.
Qeni mashkull do të nxirret për adoptimin pas 72 orësh nëse nuk ka probleme shëndetësore apo në sjellje.
Edhe pse tani ai ndodhet larg saj, qeni mashkull vazhdon të jetë i mërzitur. /FOX/
Përgatiti: F.S