France merr fund pengmarrja
Ka përfunduar pa gjakderdhje pengmarrja në një shkolle në Paris, ndërsa pengmarrësi është arrestuar nga policia, pasi ky la të lire dhe pengun e fundit, prindin e një fëmije. Ky i fundit kishte shkuar në shkollë për të sjellë fëmijën në shkollë në lokalitetin Vitry-sur-Seine, shkollë ku organizohen aktivitete verore.
Më herët i armatosuri liroi dhe një grup fëmijësh, të cilët i mbajti për pak kohë peng. Në vendngjarje shkuan që në mëngjes forcat e policisë franceze, të cilët kanë vazhduar për një kohë të gjatë negociimin me pengmarrësin për dorëzimin e tij.
Shkollat franceze janë të mbyllura, pasi kanë nisur pushimet verore, por qëndrojnë të hapura, shkollat që organizojnë aktivitete verore. Shkolla ndodhet në qendër të qytetit, 7.5 km nga qendra e Parisit. Policia mori një telefonatë emergjente në mëngjes, kur ndodheshin 5-10 fëmijë dhe 3 prindër.