E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama i përgjigjet Metës

Tiranë -Kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama ka reaguar sot ndaj mos miratimit të buxhetit të vitit 2009 të Bashkisë së Tiranës, duke e konsideruar vendimin e anëtarëve të këshillit bashkiak të LSI-së si të motivuar politikisht. Rama tha se buxheti nuk është rrëzuar nga mungesa e konsultimeve, por nga leximi mbrapsht dhe të pa sakta nga njerëz me interesa të ngushta politike. Ai akuzoi Metën që bashkoi votat me Sali Berishën kundër qytetarëve të Tiranës.

“Dua t’iu them qytetarëve të Tiranës se buxheti 2009, është buxheti më i konsultuar dhe më i debatuar se të gjitha buxhetet. Kemi pasur diskutime me grupe interesi dhe me përfaqësues politik në të gjitha njësitë bashkiake”-theksoi kreu i bashkisë së kryeqytetit.

Rama akuzoi Sali Berishën dhe Ilir Metën që lanë Tiranën pa kuletë për vitin 2009, duke u bërë bashkë në rrugën që bie ndesh me atë të ndërtimit të Tiranës moderne.

“Të dy bënë bashkë votat me të njëjtin mllef politikë”-vijoi më tej Rama nga selia e bashkisë, teksa ka shtuar se vendime të tilla janë defektet e një politike të marrë peng 18 vjet nga interesa të ngushta politike. Ai i akuzoi anëtarët e këshillit bashkiak, për mungesë të vetëdijes qytetare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›