E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbërrin në Shqipëri trupi i 16-vjeçares, që u gjet e masakruar në Greqi

KORÇE - Mbërrin në tokën shqiptare trupi i pajetë i 16-vjeçares, e cila u gjet e masakruar pak ditë më pare në Selanik, bashke më të dashurin e saj grek.
Familjarët e vajzës kanë shoqëruar kortezhin e trupit të pajetë nga Greqia në drejtim të Drenovës, ku dhe do të kryhet ceremonia mortore e parashikuar për ditën e shtunë.

Kristiana Mecani u gjet e masakruar në periferi të Selanikut dy ditë më parë, ndërsa sipas policisë shkak i vrasjes së saj dhe adoleshentit grek ka qenë xhelozia.

Ndërkaq dje policia e shtetit helen arrestoi njërin nga katër personat që dyshohen si bashkëpunëtorë në krim, vëllai i të cilit rezulton të jetë një 18-vjeçar rumun që kishte pasur lidhje intime më parë me 16-vjeçaren shqiptare.

Madje mësohet se para vrasjes dy djemtë ishin konfliktuar mes tyre, derisa i riu rumun në bashkëpunim me persona të tjerë kanë masakruar adoleshentët.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›