Zbulohen “Blerjet me stil“, komisioni i Sporteve “përlau“ 40 milionë lekë
27/01/2012 Policia zbulon skemën e mashtrimit, i ndjek penalisht
TIRANË- Blutë e kryeqytetit zbuluan dje një skemë mashtrimi dhe përfitimi parash në Agjencinë e Shërbimit të Sporteve, ku disa punonjës arritën të merrnin për vete 40 milionë lekë në vitin 2008. Nga burimet zyrtare të policisë mësohet se Seksioni Kundër Korrupsionit në Policinë e Kryeqyteytit në bashkëpunim me Njësinë e Përbashkët Hetimore Kundër Krimit Ekonomiko-Financiar dhe Korrupsionit në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë bëri të mundur operacionin “Sportisti”. U arrit të dokumentohej aktiviteti kriminal dhe u dërgua për gjykim çështja penale në ngarkim të ish-anëtarëve të Komisionit të Blerjeve të Vogla në Agjensinë e Shërbimit të Sporteve Tiranë, për kryerjen e veprës penale “shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal. Kështu, filloi procedimi penal në gjendje të lirë, për shtetasit M. Xhori, 59 vjeç, banuese në Tiranë, me profesion ekonomiste, ish-shefe e Zyrës së Financës e Agjensisë së Shërbimit të Sporteve,Tiranë, P. Velaj, 59 vjeç, banues në Tiranë, ish-teknik i mesëm në Agjensinë e Shërbimit të Sporteve, Tiranë dhe Mustafa Tukseferi, 62 vjeç, banues në Tiranë, punonjës në Agjensinë e Shërbimit të Sporteve. Personat e sipërcituar dyshohet se duke qenë anëtar të komisionit të blerjeve të vogla pranë Agjensisë së Shërbimit të Sporteve Tiranë, përgjatë periudhës janar-shtator 2008, kanë kryer procedura prokurimesh për blerje të vogla në kundërshtim me ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi, duke i shkaktuar një dëm ekonomik të konsiderueshëm pasurisë shtetërore në vlerën rreth 4.000.000 lekë të reja. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për konsumim të veprës penale Shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.