E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama:Po përgatitet manovër ekonomike e rrezikshme

Kreu i PS-së, Edi Rama nëpërmjet një konference për shtyp uroi 19 vjetorin e krijimit të PS-së. "Ky përvjetor e ka gjetur PS-në në një betejë historike për kauzën për transaparencë", tha Rama.
Rama tha se rruga e mbetur për PS-në është e vështirë, problemet në vend janë tepër të rënda. "Por ambicia jonë për Shqipërinë do kapërcejë çdo vështirësi dhe sfidën do e fitojmë të gjithë bashkë", shtoi ai.
Kreu i PS-së, shtoi se ekonomia në vend është shqetësuese. "Jemi të shqetësuar për manovrën e një huaje të brendshme 200 mln dollarë nga bankat kombëtare me interesa kënrcenuese për qendrueshmërinë e ekonomisë. Kërkojmë me ngulm transparencë të plotë për këtë zhvillim. I bëj thirrje Saliut, Ridvanit e Fullanit të mos luajnë me qendrueshmërinë financiare", saktësoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›