Berisha: Të sigurt drejt Europës

Kryeministri Berisha në vijim të turit të përurimeve, ishte në inaugurimin e përfundimit të punimeve dhe pajisjes se shkollës së mesme të bashkuar "Dëshmorët e Pojskës" në Udënisht, në Pogradec.
Gjatë takimit me nxënësit dhe mësuesit, Berisha foli për integrimin e vendit në Bashkimin Europian dhe procesin e liberalizimit të vizave.
Berisha tha se të gjithë duhet të bashkohen në të mirë të integrimit. "Le ta lëmë Edi Ramën dhe kupolën e bllokmenëve të rinj në kuti, ose po të duan në bunker le të shkojnë. Ne të ecim të sigurt drejt Europës, me mundin dhe djersën tonë, me reforma," tha Berisha në Pogradec.
Shkolla në Pogradec, me vlerë investimi 26 milion leke të reja, ka 567 nxënës, nga të cilët 110 në arsimin parashkollor.