Rama:S'futemi në Kuvend, kemi fakte për përmbytjet

Kryetari i PS-së Edi Rama i ka kthyer përgjigje kryetares së Kuvendit Topalli duke deklaruar se opozita nuk do të hyjë në Kuvend për tu bërë bashkëfajtore tashmë edhe të Gërdecit të ujit. Në një konferencë për shtyp Rama ka deklaruar se nëse katastrofa në veri ishte një forcë madhore që diktoi shtyrjen e axhencës të opozitës kjo do të thotë që ne besojmë tek një politikë e re që radhën e punës e dikton në sajë të interesave të vendit.
Sipas Ramës pushteti i korruptuar ka gënjyer për faktet dhe shifrat duke theksuar se kanë dalë jashtë kontrollit 35 milionë dollarë për shkak të përmbytjeve.
Ai shtoi gjithashtu se opozita disponon të gjitha faktet dhe provat të cilat tregojnë përgjegjshmërinë e qeverisë duke theksuar se këto do të bëhen të ditura ditën e dielë në orën 10:30 në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së